ATHINË – Shirat e rrëmbyer paralizojnë Athinën. Lumenjtë janë përmbytur, rrugët janë shndërruar në lumenj, makinat, shtëpitë dhe dyqanet janë bllokuar nga uji dhe transporti publik është ndërprerë pas rrebeshit që ra të premten në mëngjes.
Agjencitë greke të lajmeve bëjnë të ditur se stuhia ka filluar në orët e para të mëngjesit “me rrufe aq të fuqishme dhe shkrepëtima, aq sa njerëzit u zgjuan nga gjumi”.
Lumi i vogël Pikrodafni në Palaio Faliro është përmbytur; automjetet e parkuara janë zhytur nën ujë, hekurudha e trenit urban HSAP gjendet nën ujë në zonën ndërmjet Manastiraqit dhe Thisejos, ndërsa ujërat kanë përmbytur pjesërisht stacionin e metrosë “Megaro Mousikis”.
Së paku, dy stacione metroje janë mbyllur në mënyrë sporadike për sigurinë e transportit si dhe disa rrugë kryesore, si Stamatas Avenue dhe një pjesë e Pireos Avenue.
Një pjesë e tre nënstacioneve elektrike në Kallithea, Moschato dhe Pire janë raportuar se ndodhen nën ujë, kanë ndërprerje energjie elektrike. Edhe rruga kombëtare Athinë-Korinth, pjesërisht ëhstë mbyllur.
Brigadat zjarrfikëse marrë më shumë se 600 thirrje për ndihmë. Mendohet se kanë rënë 75 litra ujë për metër katror. Fenomeni pritet të qetësuar nga mesditës.
Për më tepër, shkruajnë agjensitë greke, këtë mëngjes, qielli ishte i verdhë: një përzierje e bukur e ngjyrës së kuqe që vinte prej rërës së Saharasë dhe reve gri.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com