'Ika, ra shteti'/ Fatos Nano tregon 2 vendimet më të vështira si kryeministër: Si më braktisi Neritan Ceka kur ishte ministër i Brendshëm

'Ika, ra shteti'/ Fatos Nano tregon 2 vendimet më të vështira si kryeministër: Si më braktisi Neritan Ceka kur ishte ministër i Brendshëm

Neritan Ceka dhe Fatos Nano

1612469949_a0d3949443db809e7d8f3a78ed2dda2dL.jpg

Ish-kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer 2 nga vendimet e tij më të rëndësishme gjatë kohës që ka qenë ne krye të qeverisë. Ai shprehet se të qenit në këtë post, marrja e vendimeve kurrsesi nuk është aspak e lehtë dhe shpesh "ndihesh i vetmuar". Në kuadër të kësaj deklarate, ai ka treguar se si është "braktisur" në një nga momentet e tij më të vështira nga një nga bashkëpunëtorët e tij, Neritan Ceka kur ishte ministër i Brendshëm.

"Dhe mua më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekjeje për të shpërthyer burgun e Tiranës siç ndodhi në Mars ‘98 tek situata në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të vjedhur armët. Do thuash kur ngele vetëm? Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e burgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.

Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonat me Ndrekën, Ndreka më thotë: Neritani iku, ministri, Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti. Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio “Kohës”, bëmë një fushatë diversioni pozitive në mes të të rebeluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthen FNSH nga Shkodra. Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën.  Në raste të tilla ngelesh vetëm. Nivelin e  përgjegjësisë që i takon Kryeministrit, nuk e merr askush tjetër", tha Nano. 


Lajmi kryesor:

Rrëfimi i Nanos: Berisha politikan që do konfliktin! Pa të Shqipëria do të ishte zhvilluar më shumë! Ishte kafshë politike, pas 21 janarit mbeti vetëm 'kafshë'


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente