Rrëfehet i penduari i mafies Ndrangheta, tregon lidhjet me mafiozët shqiptarë: Mbroheshin nga një ministër i korruptuar

Rrëfehet i penduari i mafies Ndrangheta, tregon lidhjet me mafiozët shqiptarë: Mbroheshin nga një ministër i korruptuar

Në foto episod nga trafikimi i drogës drejt Italisë nëpërmjet detit

Antonio Guastalegname, i penduari i mafies kalabreze Ndrangheta, ka rrëfyer emra e ngjarje mbi rrjetin e trafikut të drogës nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë, teksa përmend edhe zyrtarë të lartë shqiptarë. 54-vjeçari, i arrestuar në kuadër të megaporcesit të emërtuar "Rinascita Scott" flet për lidhjet e bosëve mafiozë të Ndranghetas me emra të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Në rrëfimin e tij, Guastalegname përmend Valerio Navarrën, një person shumë i afërt me bosin e drogës Antonio Giuseppe Açorint, i cili i kishte thënë se kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe se subjekti i korruptuar ''ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm''. Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se kishte mësuar nga Robert Lazaj, i arrestuar në qershor të 2020.

"Më propozoi të shisja drogë direkt, pa ndërmjetës. Për të më joshur ai më nënvizoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin transportimin e drogës prej mbështetjes së qeverisë shqiptare, në sajë të së cilës ata mund të përballonin ngarkesa të mëdha pa frikë nga kontrollet", ka dëshmuar ai.

Sipas Guastalegname, Robert Lazaj i prezantohej si familjar i afërt i ministrit të qeverisë shqiptare e që garantonte sigurinë e këtyre trafiqeve. Nuk dihet se për çfarë periudhe flet dëshmia e të penduarit të drejtësisë dhe as se për cilin ministër shqiptarë.

Në qershor të vitit 2020, autoritetet italiane arritën të goditnin një rrjet të trafikut të drogës nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë. Në pranga ranë 11 anëtarët të bandës, 8 prej të cilëve ishin shqiptarë. Operacioni i i koduar  “Rinascita-Scot” çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës italiane.

Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e zonave të ndryshme italiane. Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana.

Shqiptarët e arrestuar në 2020: 

1-Orkid Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
2-Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
3-Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
4-Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
5-Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
6-Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
7-Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983;
8-Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë