Rrëfehet Lorik Cana: Te Lazio zbuluan se kisha një problem në zemër
Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares
ROMË - Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka qenë pjesë e Lazios për katër vite, nga 2011 deri në vitin 2015. Më pas u largua për të luajtur me Nantes vetëm për një sezon dhe e mbylli karrierën në Francë.
Duke folur për "Oh My Goal", ish-mbrojtësi tregoi një detaj të papublikuar për përvojën e tij në Romë: “Në vitin 2015 u diagnostikova me një sëmundje të muskujve të zemrës. Më kishte mbetur edhe një vit nga kontrata me Lazion, isha 32 vjeç. Kisha ardhur nga një sezon i shkëlqyer në Romë, kishim përfunduar të tretët në Serie A dhe në finalen e Kupës së Italisë. Kisha kaluar një pjesë të mirë të sezonit me De Vrij në qendër të mbrojtjes dhe në fund u zbulua ky problem. E gjeta veten në një situatë krejtësisht të re që nuk e njihja më parë", tha Cana.
Problemi në zemër
"Nuk doja të ndalesha, sepse kishte ende një gjë që doja të arrija në karrierën time, kualifikimin e kombëtares sime për një turne të rëndësishëm, diçka që nuk ishte parë më parë. U afruam shumë sepse kishim katër ndeshje të mbetura, ato të shtatorit dhe tetorit, nëse do të isha gjetur në të njëjtën situatë një vit më vonë, në 2016, do t'i kisha dhënë fund karrierës sime menjëherë sepse kardiologët vërtet nuk donin që unë të vazhdoja dhe menjëherë më këshilluan të ndaloja", tha Loriku.
Më pas të gjithë e dinë që paçka problemit në zemër dhe këshillave të mjekëve, Lorik Cana udhëhoqi kuqezinjtë për në "Francë 2016".
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.5%
-
Të panevojshëm
25.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4869
Lajme të tjera
-
Euro 2024, flasin ekspertët britanikë: Shqipëria i hap telashe Italisë, mund ta trondisë
6 Maj, 18:17
-
Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave
4 Maj, 19:53
-
Firma e munguar për rinovimin, Sylvinhon e duan në Portugali para Euro 2024
3 Maj, 10:38
-
Euro 2024/ UEFA hap procesin e rishitjes së biletave, mbi 500 mijë tifozë në pritje! Zhgënjim te kuqezinjtë
2 Maj, 16:38
-
Euro 2024/ Tjetër mundësi për tifozët e Kombëtares, UEFA nxjerr në shitje të tjera bileta këtë të enjte
1 Maj, 13:17
-
VIDEO/ Inkursion dhe realizim tipik i '9-shit', Daku tjetër gol në Rusi! Kombëtarja zgjedh stadiumin për 2 miqësoret e marsit
29 Prill, 16:50
-
Pjesë edhe Shqipëria, UEFA vendos 18 gjyqtarët për Euro 2024! Mes tyre një shqiptar
23 Prill, 11:42
-
'Drejt Gjermanisë në verë', UEFA prezanton Kombëtaren me flamurin e UÇK-së
21 Prill, 21:26
-
‘Shqipëria mund ta mundë Italinë’, kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Në fushë luajnë futbollistët, jo historia
18 Prill, 18:08
-
Euro U-19/ Shqipëria e vajzave mundet nga Skocia
9 Prill, 18:27
-
Befason Sylvinho, kundër zgjerimit të listës për Europian! Sot merret vendimi i UEFA-s
8 Prill, 14:58
-
Nga Strakosha e Berisha te Broja e Asani, futbollistët e kombëtares pa minuta! Sylvinho: Jam i shqetësuar
2 Prill, 12:13
Normal që nuk i aktivizojn ekipet Europiane tani pa fillu Europiani po i frigohen djemave trajnerit e Kombltares Kuwë e zi O sa mirë me qenë shwiptar e kuqë ezi eshtë nder ekrenari!
Përgjigju