Rrëfehet Monica Bellucci: Jam
tradhtuar e përdorur edhe si trofe

Rrëfehet Monica Bellucci: Jam<br />tradhtuar e përdorur edhe si trofe
Ironike dhe e vetëdijshme, është në kontakt të përkryer me çka e bën të lumtur. "Sekreti është të dish se çfarë dëshiron. Dhe unë gjithmonë e kam ditur", shpjegon me thjeshtësi. "Një shoqe më tregoi një ditë një batutë interesante nga Charlie Brown. Ai i thotë Snoopy-t: “Një ditë do të vdesim". Dhe qeni i përgjigjet: “Po, por jo ditët e tjera". Mendoj se jetën duhet ta jetojmë si të gjallë, jo të vdekur. Është e vetmja mënyrë për ta përballuar me pasion, sepse çdo mëngjes duhet të kemi dëshirën për t'u ngritur, të hapim dritaren e të shijojmë diellin".

Pasionet e saj janë jeta e saj: Kinemaja, vajzat, ambiciet, intimiteti. Godet dimensioni i saj amësor, që në thelb e afron me çdo nënë tjetër. Më 2004 lindi Deva, fëmija e parë, më 2010 Léonie; të dy me baba Vincent Cassel.

"Është e qartë që vajzat e mia e dinë kush jam dhe çfarë pune bëj. Por shpresoj që për ta të jem nënë dhe jo imazh. Ato e dinë që janë gjithçka për mua. E adhuroj të shkoj e t'i marr në shkollë, t'i shoqëroj në mëngjes, të bëjmë detyrat bashkë, t'i vë të lexojnë. Në shtëpi flasim italisht, jashtë saj frëngjisht, në Londër anglisht, varet nga rrethanat. Dinë pesë gjuhë. Sigurisht që gatuaj për to! Janë të vetmet që besojnë se unë jam kuzhiniere e shkëlqyer. Bëj pasta, mish, gjëra të thjeshta. "Arma" ime e fortë është tiramisù. Megjithatë, nëse kam miq për darkë, marr ndonjë shoqe për të më përgatitur gjithçka, ose e porosis jashtë". Nuk është e ashpër. "Jam e gatshme të diskutoj për gjithçka. Para pak kohësh, për shembull, Deva donte të bënte një udhëtim dhe i shpjegova që nuk më dukej me vend që një 12-vjeçare të ikte e vetme në kushte që nuk i dija. E njëjta gjë vlen edhe kur do të flejë te ndonjë shoqe, dua që më parë të njoh prindërit.

Për të ardhmen e vajzave ka vetëm një dëshirë: "E rëndësishme është që të gjejnë diçka që ta kenë pasion. Do t'i ndihmoj e do t'i mbështes të ndjekin profesionin që dëshirojnë, pa u prerë krahët".

Seksi e dashuria
Marrëdhënien me babain e vajzave e përshkruan me një thjeshtësi të habitshme. "Tashmë është divorc i vjetër, kanë kaluar më tepër se tre vjet". Por e pranon lidhjen që mbijeton mes tyre. "Kur në mes janë fëmijët, duhet patjetër të gjesh mënyrën për të pasur një marrëdhënie respekti". Për dashuritë e reja buzëqesh dhe kaq: "Ky është kopshtim im sekret dhe i tillë duhet të mbetet. Mund të them që po vazhdoj të kultivoj intimitetin tim si grua".

Të flasësh për besnikërinë i duhet e ndërlikuar dhe "i bie nga Kina". "Është një film i Gaspar Noé, me të cilin kam punuar për "Irréversible", që mund ta konsiderojmë edhe si film porno, por që është edhe film për dashurinë dhe vështirësitë e saj për të gëlltitur ndjenjën për dikë dhe dëshirat seksuale për të tjerë. Impulset seksuale mund të çojnë drejt disa dëshirash që shpeshherë janë të papajtueshme me dashurinë për një person tjetër dhe nuk përputhen me respektin. Jo gjithmonë është e lehtë të pajtohesh. Dhe po flas si grua që kam tradhtuar dhe që është tradhtuar, si grua që ka dashuruar dhe e kanë dashuruar, por që edhe është përdorur si trofé. Ndaj, besoj se është dilemë e madhe të menaxhosh zemrën dhe seksualitetin".

d.i./shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre