TIRANE - Babai i një djalë 28-vjeçar, i cili u infektua nga SIDA në vitin 2004 në spitalin e QSUT-së në kryeqytet dhe humbi jetën një muaj më parë flet për dhimbjen që i shkaktoi djalit të tij incidenti në spital. Emisioni “Urbanika” në Tv A1 Report solli sot dramën e familjes së të riut nga Preza e Tiranës.
Infektimi i Julianit ishte shkaktuar pasi kishte marrë gjak në spitalin e QSUT-së në vitin 2004 në Tiranë dhe vdiq pas 8 vitesh.
Ndonëse djali ishte infektuar nga spitali dhe ekzsiton një ligj në fuqi familja e Julianit nuk u dëmshpërblye asnjëherë për dëmin e shkaktuar nga pakujdesia në spital. Babai i Julianit tregon sakrificat dhe dhimbjen.
“Në moshën 1 vjeç e gjysmë ai doli me talasemi dhe në vitin 2004 ishte shtruar në spital. Në 2005 më lajmëruan që ka shkuar një analizë në Qipro dhe djali është infektuar me SIDA. E dërguam në spital dhe qëndroi aty 8 javë. Merrte ilaçet dhe mjekimet e HIV. Që nga muaji korrik gjendja iu rëndua shumë dhe nuk mundi dot të lëvizë.Lëvizi vetëm 2 javë. Për Julianin kishin respekt gjithë shokët e vet, vinin te shtëpia dhe e ftonin për kafe. Shtetit nuk i ra ndërmend. Nga 2005 deri sapo flasim nuk ka ndihmuar njeri, na premtuam por nuk na ndihmuam. Më datë 27 tetor Juliani vdiq”, shprehet babai i djalit që vdiq nga HIV/AIDS.
Më tej nëna e Julianit i ka bërë apel shtetit që të ketë kujdes sepse rastet e infektimit me SIDA në spitalet e vendit po shtohen.
“I lutem shtetit të vërë dorë me këto rastet që infektohen se po shtohen shumë, unë e percolla cunin tim 28-vjeçar, çdo gjë po bëhet pa rregull dhe kontroll”, u shpreh ajo.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com