Rrëfimi i emigrantit: Kam ecur në këmbë ditë e natë, jam i lodhur! Me bisturi desha të pres mushamanë e kamionit

Rrëfimi i emigrantit: Kam ecur në këmbë ditë e natë, jam i lodhur! Me bisturi desha të pres mushamanë e kamionit

Ky është rrëfimi i një emigranti të paligjshëm të kapur në Shqipëri, në tentativë për ta përdorur vendin tonë si urë kalimi drejt BE. Është i moshës 20 vjeç dhe quhet Rida A. I riu tregon se hyri në Shqipëri nga Greqia në dosjen që Gazeta Si disponon. Mbasi iu është përgjigjur oficerëve dhe ka këmbëngulur se nuk është pjesë e një trafiku klandestinësh dhe se ka udhëtuar i vetëm, i riu nga Palestina ka kërkuar strehë, ushqime dhe veshje.

“Jam refugjat nga Palestina dhe për një jetesë më të mirë u nisa drejt Perëndimit. Kur hyra nga Greqia vetëm kam ecur. Doja të shkoja në Durrës që të gjej ndonjë kamion në port dhe prej andej të iki jashtë, në Itali apo në ndonjë shtet tjetër”.

Policia e pyet se si mbërriti deri në Tiranë?

Rida: Po ju përsëris kam ardhur në këmbë. Jam shumë i lodhur. Kam ecur në këmbë me ditë të tëra dhe plani im ishte porti i Durrësit. Kam dëgjuar që mund të hysh në kamionë e të shkosh në Europë.

Policia i thotë Gazetës Si se me gjithë temperaturat e ulëta, qytetarët nga Lindja vijojnë të udhëtojnë me qindra kilometra përmes zonës jugore në kufi me Greqinë.

Mbas kontrollit në çantën e Rida A. agjentët shkruajnë se i gjetën një bisturi.

Për çfarë të duhet bisturia në çantë – pyet më tej policia djalin nga Palestina.

Rida A: – E kam marrë për arsye personale që kur të mbërrija në Durrës me këtë bisturi do prisja mushamanë e kamionit dhe do hyja në të. Nuk kam kryer asnjë shkelje këtu në Shqipëri, jam vetëm kalimtar dhe nuk e kuptoj arsyen përse më sollën në polici kur më gjetën në rrugë.

Policia tregon se mbas marrjes në pyetje e ka pyetur 20-vjeçarin se a kishte ndonjë kërkesë të posaçme dhe ai menjëherë mbas ndihmës së parë me rroba dhe ushqime ka deklaruar: po , kërkoj azil në vendin tuaj./ GazetaSI

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berlinezi: 16/01/2022 23:02

    Te gjithe te kthehen andej nga kane ardhur, Koka e tyre eshte e mbushur plot me te keqija e Marrezi, sa te qetesohen paksa nje Vit diku bejne Plane sesi te vrasin te parin ate qe e ushqen me Buke e me pas edhe te tjere. Jashte keta Islamista ne jemi Vend i qyteteruar dhe i civilizuar keto Funderina nuk kane vend tek ne.

    Përgjigju
    • Flu: 18/01/2022 01:53

      Nga menyra se si shprehesh nuk mund te quhesh i civilizuar....besimi im i krishtere me ka mesuar te dua nje vella te besimit mysliman prandaj i dashur nese don te jesh i qyteteruar dhe i civilizuar duaj te gjithe pamvaresisht kujt besimi i perket... a e din se i kemi vellezerit e motrat neper bote te shperndare si i bie ti kthejne te gjithe andej nga kane ardhur....ndonjehere eshte me mire te heshtim se sa te vjellim vrere nga goja....

    • Milanezi: 17/01/2022 11:26

      Me verte ????? Kjo bote prandaj ka vrases e budallenj me shumice,se pavaresisht nga feja ,nxisin urrejtje si ti me fjalet qe thone...Jo gjithe emigrantet jane te keqinj dhe jo gjithe joislamistat jane te mire shoku perendimor....

  • xxx: 16/01/2022 18:41

    Policia vetem kur vijne me makina i ndalon se te ecesh ne kembe nga kufiri deri ne tirane nuk i ndalon njeri.

    Përgjigju
  • Anila: 16/01/2022 17:27

    Jane shtuar shume keto talebanet kohet e fundit. Duhen deportuar menjehere pasi jane rrezik per sigurine.

    Përgjigju
    • Triard: 17/01/2022 11:27

      Se pa talebanet ishim te sigurte eeee???!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pse idealizmi është kaq i huaj mes nesh?!

Pse idealizmi është kaq i huaj mes nesh?!