E përditshmja prestigjioze “Daily Mail” shkruan se trupi i Bamford është marrë në portin e Durrësit në Shqipëri, ndërsa autopsia është kryer në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Sipas së njëjtës gazetë, të afërmit janë duke shpresuar që të tërheqin trupin e pajetë të njeriut të tyre më të shtrenjtë. Kufoma e tij u gjet kur kaluan shumë kohë nga kërkimet që përfshinë autoritetet italiane, greke, por edhe Interpoli, teksa forcat policore në Britani dhe roja bregdetare, kërkoi pothuajse çdo vend përreth Mesdheut. Anijet dhe avionët kishin skanuar Mesdheun për javë të tëra duke u përpjekur për ta gjetur. Zonja Morgan, 65 vjeçe, nga Brosdale Drive, Hinkli, kishte dhënë alarmin kur çifti nuk erdhi në drejtim të saj, siç e kishin rregulluar për t’u takuar në Siçili.
(Në foto: Mark Bramford me bashkëshorten)
Ajo kishte udhëtuar bashkë me qenin Teddy, deri në Sirakuzë dhe ishte duke pritur për t'u bashkuar me Bamford, diku rreth 10 tetorit. Zonja Morgan tha se “Hera e fundit që fola me Markun në celular ishte 5 tetori. Ai kishte lënë Methonit në Greqinë jugore dhe ngriti velat për në Siraguzë. Më tha se çdo gjë ishte në rregull dhe koha ishte e bukur. Është një udhëtim 450 milje dhe do të merrte një varkë me vela, por kur kaluan 5 ditë nga telefonata e fundit, nisa ta shqetësohem”. Zonja Morgan, gjyshe e dy nipërve e mbesave, alarmoi rojen bregdetare dhe më 15 Tetor një kërkim-shpëtim i plotë ishte duke u zhvilluar. Ajo qëndroi në Sicili për 3 javë, duke shpresuar për lajme, por në fund vendosi të kthehej në shtëpi.
Më 8 nëntor në Calais, ndërsa ishte duke pritur për tragetin e ditës së ardhshme, përsëri në Angli ajo mori një telefonatë duke thënë se një anije e mbytur, me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë ishte gjetur nga një anije ruse mallrash, pjesërisht e zhytur, në afërsi të Paxos, ishullit të vogël grek në detin Jon. Të dy anët e jashtme ishin shqyer, ndërsa timoni dhe direku u shkatërruan. Janë gjetur vrima në sistemin qendror dhe litari ishte i mbështjellë rreth helikës. “Ishte një shok për mua momenti kur e mora vesh dhe ja plasa të qarit. Prej dëmit të raportuar kam pasur dyshimin se Marku ishte ende gjallë dhe unë shpresoja. Pastaj të premten e kaluar kam pasur një vizitë nga policia që më tregoi se trupi i Markut ishte gjetur në brigjet e Shqipërisë. Për të qenë e sinqertë unë nuk e kisha pritur që ai të gjendej, por jam e kënaqur se kjo histori është mbyllur. Unë thjesht nuk mund të besoj se nuk do të shoh atë përsëri.
Ne kishim marrëdhënie të mrekullueshme. Marku ishte një marinar me përvojë dhe ajo që ka ndodhur duket e pabesueshme”. Çifti u takua në Stoney Kovi, rreth 10 vjet më parë. E veja, zonja Morgan tha se ishte intriguar menjëherë dhe shpejt u tërhoq prej tij.” Ai ishte si askush tjetër që kishte takkuar ndonjëherë, shumë trim, shumë i fortë dhe i fuqishëm. Ishte aventurier, e donte jetën, e donte udhëtimin dhe i donte velat. Ishte me origjinë nga Londra dhe familja e tij kishte në pronësi të një varkë të lehtë, e cila përdorej për pushime”. Çifti jetoi në Brosdale Road dhe kohët e fundit kaloi më shumë se gjysmën e vitit jashtë vendit, me vela rreth Mesdheut, Spanjë dhe Portugali e pastaj në Greqi. Kishin planifikuar eksplorimin e Siçilisë.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)