TIRANE- “Çfarë ndodhet jashtë ndodhet dhe brenda, por me një çmim më të lartë”. Kështu e përkufizon situatën e brendshmë në burgjet shqiptare ish- i burgosuri në qelitë e burgut të Kosovës në Lushnjë P.Deliu. Ky i fundit ka vujatur dënimin prej 7 vite burg të dhënë nga drejtësia Shqiptare, ku këtë masë e ka vuajtur rreth 5 vite duke qëndruar në paraburgim në Berat, në burgun e Peqinit dhe në burgun e Kosovës në Lushnjë. Në një intervistë telefonike për gazetën “Shqiptarja.com”, Deliu tregon se në qelitë e të burgosurve mund të gjesh gjithçka që është dhe jashtë rrethimit të burgut, por me një çmim tjetër.
Nuk bëhet fjalë për ushqime apo vëshëmbathje, por për armë, thika, drogë e sende të tjerë që bëjnë diferencën dhe që u japin zemër të dënuarve, për të ngritur reputacionin e tyre në burg. P.Deliu, si një ish- vujatës në qelitë e burgjeve shqiptare tregon dhe për biznesin e tregtimit të drogës në burg, ku veç të dënuarve në këtë skemë janë të përfshirë shefat e sigurisë, gardianë dhe drejtorë burgjesh. Deliu, ka dy vite që ka lënë qelinë nga burgu i Kosovës së Madhe në Lushnjë.
Zoti Deliu, ju keni qëndruar në burg për rreth pesë vite. Mund të na tregoni çfarë keni parë gjatë qëndrimit në dy burgje gjatë kësaj kohe?
Unë jam dënuar nga gjykata, dhe pasi kam marrë vendimin e prerë nga gjykata e Apelit, jam dërguar në burgun e Peqinit dhe më pas më kanë transferuar në burgun e Kosovës së Madhe në Lushnjë. Para se të shkoja në këto burgje kam qëndruar në paraburgim, gjatë fazës së gjykimit. Si në paraburgim ashtu dhe në dy burgjet Peqin dhe në Kosovë të Madhe, kam parë mes rradhëve të të dënuarve dhe në dhomat e tyre, armë, thika, thika të modivikuara, doreza hekuri, drogë heroinë, hashash, prezervativë, telefona celular, karikues telefoni, karta telefoni, kaçavida, çelësa dyersh dhe çelësa vidhash, e shumë gjëra të tjera. Këto nuk lejohen me rregullore, por ja që në atë periudhë kur unë kam qënë brenda dhe aktualisht tani sërisht këto sende janë në qelitë e të dënuarve.
Ju thatë se ka armë, drogë, thika e sende të tjera si arrijnë të hyjnë të gjitha këto material të pa lejueshme? Ka kontrolle me skaner dhe nga gardianë. A mund të na i thoni se kujt personi ja keni parë këto sende?
Unë nuk dua të tregoj asnjë emër pasi në burgje dihet se kush nuk mban dhe kush nuk mban të tilla sende. Unë kam marrë përsipër tju tregoj disa gjëra pa më shkruar emrin tim, por jo të përmend emra të dënuarish.
Ok. Por si arijnë të hyjnë të gjitha sendet, pasi ka kontrolle në hyrje?
Kontrolle bëhen shumë, por dhe shumë gjëra nuk shikohen ose shikohen dhe ndalohen. Shumë thika dhe drogë hyjnë nga dera kryesore, ndërkohë që ka dhe burgje si ai në Peqin ku droga dhe sende të tjera hyjnë nga ana e mureve, ku persona nga jashtë hedhin sendet brenda. Në pjesën më të madhe të rasteve hidhet drogë dhe telefona, pasi në burg këto janë më të kërkuarat. Ndërsa armët, thikat, kaçavidat apo ndonjë metal mprehës mbahet nga persona që kanë konflikte brenda në burg.
Sa herë ju kontrollonin qelinë tuaj dhe kush e bëntë ketë?
Në Peqin dhe në Kosovë të Lushnjës, kontrollohej çdo javë sepse çdo javë kishte takime dhe na sillnin familjarët rrobat dhe ushqime. Çdo javë bëhej kontroll për telefona, nga gardianë të burgut dhe shefi i sigurisë së burgut.
Po në rastit kur tek dhomat e të dënuarve gjendeshin telefona, armë apo dhe sende të tjerë të pa lejuara, çfarë masash mereshin, dërgoheshin në prokurori për ndjekje penale?
Jo jo, s’mbaj mënd që ti dërgonin në prokurori. Nëse gjendej një telefon, drogë apo kaçavida, menëjhërë ja mernin dhe më pas ndaj të dënuarit mereshin masa, ose transferohej në një dhomë tjetër, ose futej në izolim ose i shënohej si rast, dhe i hiqej e drejta për të marrë lejën 7 ditore që jepej një herë në vit.
Po droga që futet në burgje, me sa lek shitet në ambjentet e burgut?
Droga ka një system tepër të veçantë, pasi bashkëpunojnë shumë njerës njëherësh. Këtu futen, të dënuarit, gardianët, shefat e sigurisë dhe vetë drejtorët. Në të gjithë këtë skemë, të dënuarit janë drejtuesit por edhe shpërndarësit e drogës në burg, ku e shesin gjatë periudhës së ngrënies së ushqimit, ose kur është orari i lëvizjes së lirë në korridore dhe dyert e qelive qëndrojnë hapur. Çmimi i drogës është i shtrenjtë dhe se në pjesën më të madhe shitet hashash dhe heroinë.
Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Ja si jetohet në burgjet shqiptare, video nga i burgosuri