Rrëfimi i Majkos: LSI
“e fejuar” me një tjetër|

Rrëfimi i Majkos: LSI<br />“e fejuar” me një tjetër|
NJU JORK – Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Pandeli Majko gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” tha se negocitata mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore u arritën pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.
“Negociatat nuk erdhën nga vullneti i mirëfilltë mes palëve, por me tëpër erdhën si pasojë e presionit të ndërkombëtarëve”, tha Majko në intervistën televizive.


“Koalicion me LSI? S’ka serenatë më kitarë e mandolinë”

Një koalicion i mundshëm mes PS e PD në të ardhmen duket një mission i pamundur. Ish kryeministri Majko e ka cilësuar si të mbyllur këtë histori, për sa kohë që LSI është në qeverisje me demokratët.
“Partisë socialiste nuk i shkon të luajtë rolin e atij që ka mbetur në mes të katër rrugëve dhe po pret që një parti tjetër t’i japë dorën për të ardhur në pushtet. LSI ka votat e veta, ka elektoratin e vet, ka vendimarrjen e vet, sot ajo është në pushtet është në qeverisje. Deklarimet që vijnë, qoftë nga LSI-ja, qoftë nga drejtuesit e PD-së tregojnë se edhe në zgjedhjet e ardhshme do të jenë së bashku në fushatën e ardhshme elektorale. Kështu që, diskutimi i një historie apo hipoteze të tillë do t’i ngjante rënis me kitare apo mandoline si dikur në rrugicat e Korçës, për t’i mbushur mendjen një vajze që është fejuar me një tjetër”, deklaroi Majko për “Zërin e Amerikës”.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg