Rrëfimi i mikeshës: Sms e
fundit me Elida Cangojin

Rrëfimi i mikeshës: Sms e<br />fundit me Elida Cangojin
TIRANE-Enriketa Osmani, mikesha e Elida Cangonjit rrëfen bisedën e fundit me të, pak dite përpara se mjekja dhe aktorja e njohur të ndahej nga jeta. Në një rrëfim të botuar në blogun e studiueses dhe autores, Klara Buda, Osmani tregon sms­-të e fundit me Elidën, teksa ajo ndodhej e sëmurë në spital.

“Ne me shqiptaret kemi një problem komunikimi dhe pse flasim të njëjtën gjuhe. Ti duhet të kuptosh cili është problemi yt dhe cili është problemi i tjetrit, ënse ti arin të ndash këtë, ti nuk do prekesh më.” EC

Enriketa Osmani

Paris, 29 nentor 2016

“ Nuk ka bateri që përballon bisedat e grave!*

E premte, mëngjes:

“ – Cou cou, je peux t‘apeller?”

– Jam në spital shumë e sëmurë do të marr unë …”

Kur e mendoj që dhe ne shtratin e vdekjes gjete force për të më shkruar një tekst si përgjigje, jam gjithë admirim! E di që ishe ti që e shkruajte tekstin  s.m.s-it, sepse përreth, përvec teje, askush nuk di, e shkruan shqip.

Të shkruajta: ” të shkuara” dhe ti sërish mu përgjigje: “ flm” nuk insistova dhe pse s.m.s-i tregonte shume.

Nuk ishe natyre që qaheshe, as edhe në këtë momënt, dy ditë para se të mbyllje sytë, kur si mjeke ishe e ndërgjegjëshme se ti ishe duke u larguar; edhe në këtë moment të rëndë, të fundit, ti pate aq shumë dinjitet.

Hera e fundit që folëm bashkë ishte kur të telefonova për të uruar ditëlindjen, një ditë me vonesë, ishte 1 nëntor ora 9:45. U lidhem me teknologjine moderne, ti u ule përballë kompjuterit ndërsa unë unë nga telefoni, ti ishe në sallonin tim dhe unë isha në tryezën tënde, mbrapa një tabllo e bukur e piter ?

Unë të urova ditelindjen nuk e dija qe kjo do të ishte e fundit!

Oh njerëz! Urojani ditelindjen njerëzve që doni se sejcila prej tyre mund të jetë e fundit.

Tani që shkruaj lotët me rrëshqasin nuk mund ti bie tel për të pyetur cfarë të bej? si të përballoj idenë ë ti nuk je më, si mund të komunikoj me ty ?

Ti ishe bërë psikanalistja ime. Ti dije të dëgjoje,

Ti dije të thoshe stop, dhe në këto raste e ngrije zerin aq fort sa edhe unë që s’di të ndaloj, ndaloja në një qetesi radioje. Kësaj ne psikanalizë i thonë te ritesh.

Mandej ti zbusje zerin dhe me tregoje nje histori nga të tuat, qe dhe ty te kishte ndodhur diçka e tille, e ngjashme dhe e krahasoje, relativizoje.

Sa e nxehur që jam me Zotin që të la të shkosh, të pakten sa… S’ka te pakten! Unë jam këtu me dhimbjen e humbjes tënde kurse ti je lart dhe më vështron që andej.

Folem 1H 15 min 15 s,  teknologjia e ka regjistruar kohën, po jo bisedën tonë te fundit. Sa do të doja ta kisha rregjistruar! Ishte mengjesi i 1 nentorit, statusi yt: “Une ju falenderoj nga zemra te gjitheve, pasi me bëtë tëndjehem më e mbrojtur dhe më e ngrohur nga fjalëve tuaja.”

Po ne nuk aritem te te mbronin  te te mbanin mes nesh! S’qenka e thene, te miret nisen perpara te behen karbon, dhe pse te gjithe ne, e kjo eshte e sigurt, do behemi karbon.

Biseda e fundit, nuk e di pse ajo ishte ndryshe ishim të dyja disponibel, vajza ime kishte fjetur nga tezja, në isha vetëm. Të urova edhe 100 dhe kerkova te justifikohesha per nje dite me vonese, ti qeshe dhe me tregove se kishit festuar me Piter-in dhe nje cifte tjeter. Filluam bisedat tona, shikoheshim te dyja. Une personalisht e kam pak vështire vidion se aty nuk e kontrolloj dot imazhin tim, por ate dite gjatë bisedës me ty nuk po e mendoja fare.

Ti me tregove per Piter-in dhe atelien-ë qe po e ngrinit te dy; më tregove që Piteri kishte rënë nga shkalla dhe kishte pësuar një aksident te rëndë, shpetoi paq me the, dhe shyqyr tani eshte mire! Une jam ne pension tani, kam kohe. Shtepia ketu eshte e madhe dhe vendosem qe 30 m2 ti kthejjme në atelie-eksposition.

Te premtova qe do te perpiqesha te vija ne inagurimin e atelies-ë se Piter-it ne fillim të dhjetorit; ti akoma skishe vendosur nje datë.

Me pelqente qe perserisje shpesh tani kam kohe jam ne pension. Por koha jote mbaroi shpejt!

Po ti per vete çfarë do të bësh, mire Piteri ka atëlienë, të pyeta.

Çfare duhet te bej une? Ma ktheve.

“-Po ja, personalisht une kam shkruar per psikologjine e psikiatrine, me tregove,  po profesorat e universitet ti e di si funksion nuk ja u rekomndojne shume studenteve.

Kam ngritur celuat e pare te psikiatrise e psikologjise  në Shqipëri, une i beja gjerat si ne France dhe ishim nje ekip shume i mire, shpesh kur vinin nënat per te kerkuar ndihme per problemet psikologjike  të femijeve ne thoshim: nuk erdhi Arberi po erdhi mamaja e Arberit shume raste kishin problemet te riturit, se te medhenjtë, vazhdove, psikiatria zhvillohet kur ka nje boom ekonomik…

Ne me shqiptaret shpesh kemi nje problem komunikimi dhe pse flasim te njeten gjuhe.

Ti duhet të kuptosh cili eshte problemi yt dhe cili është problemi i tjetrit, nese ti arin te ndash kete, ti nuk do prekesh me.

Elida Cangonji, Alo Dede! ti u ngrite në qiell ndofta per të na mbrojtur ne!

Do na mungosh pa fund!

* Fjalët e fundit te Elida Cangonjit ne bisedë me autoren

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali