Rrëfimi i nënës: Dita kur
mësova se djali ishte autik

Rrëfimi i nënës: Dita kur<br />mësova se djali ishte autik
TIRANE - Autizmi është një sëmundje që sa po vjen edhe po bëhet më shqetësuese, jo vetëm për shoqërinë tonë, por edhe për shoqëritë e tjera. Të kesh një fëmijë, që vuan nga autizmi nuk do të thotë të kapitullosh përpara këtij fakti. Sot në ditën botërore kundra autizmit, në vendin tonë nuk ka të dhëna zyrtare se sa fëmijë të tillë janë në Shpirëri.

Ndonëse ata nuk janë të pakët. Historitë e tyre janë të ndryshme A.H nënë e një fëmijë autik nga Ballshi , e cila vjen çdo 6 javë në Tiranë në Qendrën Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve për t’i bërë terapi djalit të saj 4 vjeçar rrefen historinë e saj. A.H tregon se djali i saj që në moshën një vjeç e gjysmë - dy nuk reagon fare.

“Kur M.ishte dy vjeç e kuptova që ai kishte  një problem, sepse nuk me fliste, nuk reagonte kur e thërrisja, nuk më shikonte në sy. Atëherë e çova te një psikologe dhe ajo më tha që duhet ta çosh në kopësht, që të mësohet me fëmijët. Por edhe pas kësaj ai nuk reagonte.

Në janar shkova në Greqi, ku mjekia aty më tha se fëmija është autik dhe ka nevojë për terapi” tregon nëna. A.H tregon edhe vështirësitë që ka hasur, për terapinë e djalit të saj para se të mësonte për qendrën ku ajo është tani. “Në fillim e çoja në një qendër që ishte për fëmijët autikë në Fier, por aty ishte shumë shtrenjtë dhe nuk e përballoja dot.

Aty ishte 800 lekë seanca, kushtet ekonomike nuk i kemi shumë të mira që ta përballoja. Pastaj mësova për qendrën këtu në Tiranë dhe edha, këtu kushtet janë të mira” tregon 40 vjeçarja. Ajo me lot në sy rrëfen se nuk e di cili mund të jetë shkaku i kësaj sëmundje. “Unë kam edhe dy fëmijë të tjerë, ata janë shumë mirë.

Nuk e di pse duhet të më ndodhte. Noshtra e kam edhe unë fajin që nuk jam kujdesur si duhet për të” tregon nëna. A.H thotë se  mirë do të ishte që qendra për fëmijët autikë të kishte edhe në qytetet e tjera, pasi ka shumë fëmijë me këtë sëmundje.

“Pse mos të kishte një qendër edhe në Ballsh si kjo, aty ka kopësht, por pse mos të kishte dhe një trapiste apo psikologe që të kishim mundësi t’i bënim terapitë më të shpeshta për fëmijët.

Në qytetin tim ka shumë fëmijë me probleme të tilla. Por prindërit aty nuk e pranojnë që fëmija i tyre është autik. Ata shpesh thonë “Hë se do flas” dhe nuk ju bëjnë terapi” tregon A.H.  Nëna e 4 –vjeçarit tregon, se është shumë e vështirë të kesh një fëmijë autik. Por dashuria për të i jep forcë që ajo të përballojë gjithçka  në jetë.

“Nuk e kisha menduar që në jetë do të përballesha me një vështirësi të tillë” thotë A.H. Autizmi është pjesë e një grupi problemesh të zhvillimit, që quhen “Çrregullimet e Spektrimit të Autizmit”. Autizmi është një çregullim që shfaqet gjatë fëmijërisë së hershme, zakonisht para moshës 3 vjeç. Megjithëse shenjat dhe rëndesa e tyre ndryshojnë, të gjitha çrregullimet e autizmit ndikojnë mbi aftësinë e fëmijës për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi