Rrëfimi i pazakontë i një nëne nga Kavaja, 27 vite në kërkim të djalit: ‘Linda binjakët, por njërin ma rrëmbeu një grua nga Vlora’

Duket e pabesueshme historia e rrëfyer pasditen e kësaj të enjte, ajo e një nëne nga Kavaja e cila prej 27 vitesh është në kërkim të djalit të saj. Vëllezërit binjakë Altin dhe Algin erdhën në jetë më 28 nëntor të vitit 1994. Nëna e tyre Lume Spaneshi vjen të rrëfejë këtë histori të pazakontë, ndërsa ngre dyshime se një nga binjakët e saj iu dha një familjeje tjetër nga qyteti i Vlorës. 49-vjeçarja lindi në meternitetin e Tiranës aty ku mësoi se kishte sjellë në jetë dy djem, të cilët për disa ditë me radhë qëndruan në inkubator. Ajo i ushqeu ditë me radhë foshnjet e sapolindura, deri kur Alginin, njërin prej tyre e pa në krahët e një çifti nga Vlora. Ky episod nuk i është shlyer nga kujtesa sot e kësaj dite, ndërsa Lume Spaneshi ka 27 vite që kërkon të mësojë për fatin e djalit të saj.

’Kam ardhur të kërkoj djalin tim Algin. Kam lindur në maternitetin e Tiranës më 28 nëntor të vitit 1994. M’u dha lajmi se kisha sjell në jetë dy djem dhe gëzonin shëndet të mirë. Fëmijët i pashë ditën e tretë pasi i linda, kur infermieria më tregoi djemtë, të cilët ndodheshin në inkubator. Fëmijët i panë edhe familjarët e mi. I kam ushyer për disa ditë me radhë, por pas një jave nga lindja kur unë shkova të shihja djemtë, infermiera me emrin Hana më genjeu duke më thënë se nuk kisha dy djem, por një vajzë dhe një djalë. M’u duk e çuditshme e gjitha kjo gjë, pasi në të vërtetë unë e pashë me sytë e mi kur në të njëjtën dhomë me mua, një zonjë nga qyteti i Vlorës që kishte lindur kishte në krahë djalin tim dhe po e vishte. Atë djalë ia solli para syve të mi infermierja dhe ishte i ngjashëm me vëllain e tij binjak Altinin. I bëra denoncim në atë kohë se ku ma kishin çuar fëmijën ? Dyshoj se ajo zonjë ka lindur një fëmijë, i cili kishte vdekur dhe ata morën djalin tim. Ajo e veshi djalin dhe u largua dhe mua nuk më dha asnjë shpjegim. Shkova deri tek zyra e drejtorit të spitalit dhei  kërkova sqarime për gjithë këtë situatë, për të cilën ai mori masa duke shkarkuar nga puna doktorin. Por unë nuk munda dot ta merrja djalin tim për të cilin jam sot këtu’

Në kërkim të vëllait binjak është edhe Altin Spaneshi, ai i cili mori guximin ta denoncojë këtë histori në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Dëshmitarë të kësaj ngjarje janë edhe anëtarët e tjerë të familjes, gjyshja dhe tezja e binjakëve. E bindur për të vërtetën që mban peng zemrën e kësaj nëne, Lume Spaneshi e ka një mesazh të fortë për çiftin që dyshon se i rrëmbeu të birin nga materniteti.

’Atij çifti unë nuk dua tua prish jetën.Vetëm dua të di që djali që ata kanë rritur ta dijë se ka një vëlla dhe një motër. Ta di që më ka nënë mua. Nëse është keq ti gjendem pranë, e nëse është mirë të vazhdojë jetën e tij, se ata prindër e kanë rritur, pavarësisht çfarë na ndodhi ne në maternitet 27 vite më parë’

 

Emisioni i plotë (24.02.2022)

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë