TIRANE- Gjergji Thimo, është tradhtuar nga bashkëpuntori i tij më i ngushtë në biznesin e tregtimit të sendeve me vlerë. Arben Spaho, ka treguar në prokurori të gjithë skemën e këtij biznesi, duke filluar që nga vjedhja e deri tek tregtimi i tyre në Krujë dhe Shkodër.
Personi që ka tradhtuar koleksionistin Gjergji Thimo është vetë i arrestuari Arben Spaho,i cili ishte klient i rregullt i Thimos. Spaho i blinte ikonat tek Gjergji Thimo dhe pasi i restauronte i shiste ato në tregun e vjetër të Krujës dhe atë të Shkodrës, prej nga më pas bliheshin nga turistë të ndryshëm. Kjo ka qënë një skemë e vjetër bashkëpunimi mes Spahos dhe Thimos, pasi ky i fundit dyshohet se blinte pikturat tek grabitësit e kishave në Korçë, Berat dhe në zonën e Maqedonisë.
Në vendimin e gjykatës së Apelit të Tiranës, e cila pak ditë më parë ka dhënë masën e “Arrestit në burg” për Gjergji Thimon, tregon se Spaho, i cili ka rënë vetë në prangat e policisë, ka rrëfyer se i kishte dhënë shtetasit Thimo një shumë prej 20 milion lekë, me qëllim blerjen e disa ikonave. Kjo sepse sipas Spahos, Gjeorgji ishte një person që shiste vepra arti, të cilat i mbante në një ambjent të mbyllur brenda lokalit të tij, si dhe në banesë. Po sipas kallëzuesit, Gjergji tregtonte vepra arti të vjedhura në kishat e rretheve të Korçës,Përmetit, Gjirokastrës dhe se ka dijeni se disa prej tyre ishin vjedhur në shtetin Maqedonas. Sipas Arben Spahos, paratë që i kishte dhënë Gjergji Thimos ishin për disa piktura dhe ikona, dhe se vetë ai i kishte premtuar se do i gjente edhe klientë për ti shitur.
Biznesi me ikonat
Në vendimin e gjykatës tregohet se dy personat Arben Spaho dhe Gjergji Thimo, bënin biznes me ikonat e vjedhura në kasha të ndryshme. Në dëshminë e dhënë para oficerëve në datën 8 tetor 2013 Arben Spaho, ka rëfyer se sendet e sekuestrura në banesë ishin të tijat dhe se prej 23 vitesh ai punonte si restaurator i mobiljeve të vjetra, megjithëse nuk ishte i liçensuar për ushtrimin e e këtij aktiviteti. Lidhur me disa mozaikë druri të sekuestruar në të cilat janë gdhendur kafshë mitologjike, i arrestuari ka shpjeguar se ato ia ka blerë shtetasit Gjergji Thimo, për shumën 600 mijë lekë të vjetra dhe se pasi ti restauronte do ti shiste në tregun e vjetër të Krujës, personave të interesuar.
Po kështu në dëshminë e tij, Spaho shpjegon se ikonën e madhe që i është sekuestruar me përmasat 133x85 cm, ia ka blerë shtetasit Osman Meçe nga Pogradeci që para 10 vitesh. Në vijim të shpjegimeve të tij Spaho deklaron se shiritat e ikonostaseve që i janë sekuestruar, një pjesë i ka blerë në Korçë, ndërsa pjesën tjetër e ka marrë në kishën e Shipkes që ndodhet në Voskopojë, por për këtë fakt ai është dënuar më parë së bashku me një shtetas tjetër.
Vlerat historike
Për sa i përket vlerave historike që mbartnin këto ikona dhe piktura, gjatë dëshmisë së tij në prokurorinë e Tiranës, Arben Spaho ka treguar se nuk ka pasur dijeni nëse këto sende kishin vlera historike dhe se i ka pasur për qëllim shitjen e tyre në Krujë dhe Shkodër, tek dyqanet që shesin antikuare dhe relikte të vjetra. Shitjen e sendeve ai pranon ta ketë bërë duke treguar dhe personin që ia ka blerë në Krujë.
Gjithashtu në dëshminë e tij, Arben Spaho ka treguar dhe personat me të cilët ka bashkëpunuar për blerjen e dhe shitjen e këtyre sendeve. Në dëshminë e tij, Arben Sapho ka pranuar se pjesa më e madhe e sendeve që i janë gjetur e kishin origjinën e tyre nga jashtë Shqipërisë. Të gjitha këto fakte janë konsideruar si të rënda dhe se referuar provave të prokurorisë, gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lerë në burg shtetasin Gjergji Thimo. Avokati i këtij të fundit ka pretenduar gjatë seancës shyqësore se klienti i tij është i pafajshëm.
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com