Rrëfimi ndryshe i ish presidentit Bamir Topi në 'Repolitix', nga refuzimi i ftesës italiane në '89 te takimi me gjeniun e gjeopolitikës Kissinger

'Në kulmin e sinqeritetit' të tij e ka nisur intervistën e tij ndryshe në Repolitix nga gazetari Denis Minga në Report Tv ish presidenti Bamir Topi. Ish kreu i shtetit, ceku disa fragmente të vetat ku në një kohë të vështirë para rënies së murit të Berlinit, në vitin 1989 ai kishte marrë një propozim për të vazhduar jetën në Itali. Një propozim i cili, u refuzua nga Topi aso kohe. Në retrospektivën e atyre viteve, Bamir Topi tregoi sesa mungesë optimizmi të linte viti 1989 në një kohë kur, në ato vite tranzicioni kur njeriu ishte gjithmonë i lumtur me atë që ka dhe sheh përreth.

'Ishte viti 1989 unë në atë kohë isha me një vajzë 3 vjeçare, e kisha të pamundur të komunikoja nëpërmjet telefonit. Pra unë  nuk mund të konsultohesha me askënd, madje as me gruan time pasi përgjoheshin. Ishte një ofertë që më futi në mendime shumë të thella. Ndoshta po rrëfej një moment në kulmin e sinqeritetit sepse në bisedat politike ka gjëra që thuhen ka gjëra që nuk thuhen, ka gjera që lihen të nënkuptohen. Asnjëherë nuk jam tronditur nga situata apo nga oferta siç ishte kjo.  Ndonëse ishte viti 89 nuk ishte si 90 çka do të thotë që ende nuk ishte rrëzuar muri i Berlinit. Është rrezuar në tetor të 89, rreth 6 muaj më vonë nga kjo bisedë. 89 ti nuk mund të bëjë një parashikim optimist. Për hir të së vërtetës në momente të caktuara gjatë këtyre viteve të tranzicionit, kur njeriu nuk është gjithmonë i lumtur me atë që shikon.

Është rikthyer tek unë herë pas here, por në fund ka dominuar ajo që unë erdha u ktheve sepse tek e fundit njeriu ndihet mirë kur është tek njerëzit e tij. Ti mund të përgatisësh një të ardhme për fëmijët.

Unë erdha u ktheva sepse tek e fundit sepse njeriu ndihet mirë kur është me njerëzit e tij, ti mund të përgatisësh një të ardhme për fëmijët por ti mbetesh me ato mangësitë, të karakterit psikologjik.' - tha ish presidenti në Report Tv. 

Teksa u pyet se si e shikonte në kohët aktuale emigrimin e të rinjve shqiptar, ish presidenti tha se sa më e re të jetë mosha aq më e vështirë është vendimmarrja për tu rikthyer në vendin tënd.

Ata të rinj që ikin po ti shikosh dhe ti bësh një studim, janë të rinj që vijnë nga kushte shumë të ndryshme, pra njerëz që kanë humbur perspektivën njerëz që edhe nëse do të niseshin nga fshati në Tiranë nuk do ta gjenin atë lloj mundësie që të jep perëndimi se secili mendon atë zgjidhjen imediate. Kjo ka të bëjë me moshën, sa më e re të jetë mosha aq më e vështirë do të jetë vendimmarrja për tu kthyer në Shqipëri.'tha ai

Ky realitet i të rinjve që emigrojnë që tashmë është kthyer në një fenomen serioz, Topit i kujtoi  takimin e dytë me diplomatin e shquar dhe ish sekretarin e shtetit amerikan, Henry Kissinger. Teksa e cilësoi si gjeniun e gjeopolitikës, ai u shpreh se edhe për të bashkimi i shqiptarëve ishte një pyetje që e ngacmonte disi.

'Në përfundim të mandatit tim presidencial kam pasur një takim me Henry Kissinger. Ishte takimi i dytë por ky takim, mori një vlerë tjetër. Biseda ka zgjatur rreth një orë. Takimi është bërë në studion e tij në Jerusalem. Pa u ulur më thotë, përshëndetje president, pyetja e parë ishte, ç'thonë shqiptarët, sa janë shqiptarët dhe a e kanë menduar ndonjëherë bashkimin shqiptarët. Historia e emigracionit është shumë e rëndësishme dhe delikate.

Pyetje: Mendoni se amerikanët kanë në plan të bashkojnë shqiptarët?  

Në përfundim të përgjigjes sime ai tha, edhe unë ashtu mendoj, përgjigja ishte stereotipike, bashkim i shqiptarëve, do të vijë nëpërmjet integrimit në simbolikën e Brukselit që ka të bëjë me NATO-n dhe BE-në dhe do të shkrihen distancat. Ai ishte aprovues i përgjigjes sime. Ai mendonte bashkimin në kohë.

Unë besoj që ai është nga ato... do thoja, gjeni të gjeopolitikësh ndërkombëtare dhe jo vetëm që ka qenë nder që e kam takuar por janë njerëz që përtej eksperiencës... do të thotë një njeri jashtëzakonisht të ndriçuar. '- tha ndër të tjera, Bamir Topi në Report Tv

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
‘Basha do e mbyllë karrierën pa asnjë fitore’, Topi: Berisha, Rama, Meta nuk do dalin kurrë nga politika! Kështu e kanë ndërtuar pushtetin

Ish-presidenti, Bamir Topi në një rrëfim në ‘Repolitix’ në Report Tv është ndalur të flasë për treshen, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Duke iu referuar një basti që kishte vendosur në 2013 ku tha se Basha do të largohet nga politika pa asnjë fitore, nga ana tjetër për treshen, thotë se nuk do të largohen nga politika.

“Rama, Berisha Meta nuk dalin kurrë nga politika, janë persistentë, e kanë ndërtuar pushtetin e tyre në mënyrë të tillë që do jetë shumë e vështirë që t’i shikoni jashtë politike, ndërsa Basha për mënyrën se si u zgjidh dhe peshqeshin e madh që iu bë dhe për parametrat e aftësisë që nuk I identifikova te figura e Bashës. Me kalimin e kohës, kupton që kishte element të tjerë që nuk të bëjnë të suksesshëm, çështja e karakterit, e veprimeve të paimagjinueshme për të tjerët, mbajtja e fjalës gjë që s’e kam parë dhe kjo më bënte të konfirmoja parashikimin. Nëse i njihen Berishës merita në vitet 90 për strukturimin e asaj lëvizjeje, për të njëjtat arsye unë i njoh Berishës defektin më të madh që opozita sot është në këtë gjendje, që gjithçka u lidh me emrin e tij, bën një politikë spastrimi brenda partisë së tij, dhe largimet e Bashës, ose janë bërë nën ndikimin e Berishës, ose në indiferentizmin e tij. Shumë njerëz kundërshtojnë sjelljen e Ramës, po shumë janë të varur nga ai dhe nuk kanë asnjë shpresë as andej e as këtej”, tha Topi.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 06/07/2022 00:32

    Aman, akoma me Bamken merreni? Nga veteriner u be deputet e president e prape ka pafytyresine te pergojoje ata qe nga hic e bene dikush…

    Përgjigju
  • popli: 05/07/2022 22:32

    Do i shkulim ne populli nga pushteti keta zagare.....////

    Përgjigju
    • Mejhanexhiu: 06/07/2022 07:09

      Cdo dite ate pune diskutojme edhe ne tek mejhana. Futja edhe ti nje nje dopjo se ftillohesh.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën