‘Basha do e mbyllë karrierën pa asnjë fitore’, Topi: Berisha, Rama, Meta nuk do dalin kurrë nga politika! Kështu e kanë ndërtuar pushtetin

Ish-presidenti, Bamir Topi në një rrëfim në ‘Repolitix’ në Report Tv është ndalur të flasë për treshen, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Duke iu referuar një basti që kishte vendosur në 2013 ku tha se Basha do të largohet nga politika pa asnjë fitore, nga ana tjetër për treshen, thotë se nuk do të largohen nga politika.

“Rama, Berisha Meta nuk dalin kurrë nga politika, janë persistentë, e kanë ndërtuar pushtetin e tyre në mënyrë të tillë që do jetë shumë e vështirë që t’i shikoni jashtë politike, ndërsa Basha për mënyrën se si u zgjidh dhe peshqeshin e madh që iu bë dhe për parametrat e aftësisë që nuk I identifikova te figura e Bashës. Me kalimin e kohës, kupton që kishte element të tjerë që nuk të bëjnë të suksesshëm, çështja e karakterit, e veprimeve të paimagjinueshme për të tjerët, mbajtja e fjalës gjë që s’e kam parë dhe kjo më bënte të konfirmoja parashikimin. Nëse i njihen Berishës merita në vitet 90 për strukturimin e asaj lëvizjeje, për të njëjtat arsye unë i njoh Berishës defektin më të madh që opozita sot është në këtë gjendje, që gjithçka u lidh me emrin e tij, bën një politikë spastrimi brenda partisë së tij, dhe largimet e Bashës, ose janë bërë nën ndikimin e Berishës, ose në indiferentizmin e tij. Shumë njerëz kundërshtojnë sjelljen e Ramës, po shumë janë të varur nga ai dhe nuk kanë asnjë shpresë as andej e as këtej”, tha Topi.


Lajmi kryesor:

Rrëfimi ndryshe i ish presidentit Bamir Topi në 'Repolitix', nga refuzimi i ftesës italiane në '89 te takimi me gjeniun e gjeopolitikës Kissinger


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi