Mesfushori i Borusia Dortmund, Jakub Blaszczykowski,
TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Nuk është e thjeshtë, por çdo tragjedi e ka një rrugëdalje dhe këtë e di më mirë se kushdo mesfushori i Borusia Dortmund, Jakub Blaszczykowski, i cili në autobiografinë e shkruar prej tij është pasqyruar dhe kapitulli më i errët i jetës së polakut, i cili në moshën 10-vjeçare u bë dëshmitar i një akti kriminal, teksa babai i vrau të ëmën përpara syve.
Gjatë një interviste për "Die Welt" në Gjermani, Blaszczykowski pohoi se vendimi për të treguar këtë pjesë të errët të jetës së tij ishte mjaft i vështirë, por dhe mjaft i domosdoshëm.
"Në libër kam thënë gjithçka, që lidhet me jetën time. Isha 10-vjeç kur pashë babain të ekzekutonte përpara syve të mi mamanë time", tha Blaszczykowski. "Është një ngjarjet që ka ndryshuar tërësisht jetën time, nuk rrija me njeri, u largova nga të gjithë dhe ka pasur probleme me ushqimin, por jeta është mjaf surprizuese, pasi përmes futbollit jeta ime ndryshoi për mirë", ka vijuar Blaszczykowski, i cili gjithçka që ka arritur në jetën e tij ja dedikon gjyshes së tij dhe vëllait të mamas Jerzy Breczek, të cilët janë kujdesur për vëllezrit Blaszczykowski gjatë rritjes së tyre./a.g/










