Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka bërë një rrëfim tronditës, në emisionin ‘The Howard Stern Show’.

Këngëtarja 19-vjeçare amerikane zbuloi se ka filluar të shikojë filma pornografik që në moshën 11-vjeçare, kur ishte ende nxënëse e shkollës fillore.

“Si grua, mendoj se pornografia është turp”, tha Eilish gjatë intervistës.

“Kam parë shumë porno, të them të drejtën. Fillova të shikoja kur isha 11 vjeç”, shtoi ajo dhe vazhdoi: Mendoj se me të vërtetë më shkatërroi trurin dhe ndihem tepër e shkatërruar që u ekspozova  kaq shumë ndaj pornografisë”.

“Arriti në një pikë ku nuk mund të shikoja asgjë tjetër nëse nuk ishte e dhunshme” rrëfeu ajo. Këngëtarja gjithashtu tha se tani po vuan nga tmerret gjatë natës dhe paraliza gjumi.

Ndërsa fliste për çështjet e fundit shëndetësore, Billie Eilish zbuloi gjithashtu se ajo kaloi një betejë dy mujore me COVID-19 këtë verë.

“Ishte e tmerrshme. Unë kam ende efekte anësore. Isha e sëmurë për gati dy muaj,” i tha këngëtarja Howardit.