Në vitin 2008, Wanda Nara u martua me Maxi Lopez, por ajo kishte filluar tashmë një lidhje paralele me Mauro Icardin, shokun e skuadrës së Lopezit te Sampdoria. Martesa Lopez - Nara përfundoi në vitin 2013. Në vitin 2014, Icardi dhe Nara, protagonistët e skandalit të lidhjes së paligjshme, u martuan. Edhe pse kjo martesë përfundoi në vitin 2025, detaje të reja vazhdojnë të dalin nga skandali.

Ish-sulmuesi argjentinas Gonzalo Bergessio ka bërë një rrëfim befasues mbi periudhën kur luante te Catania me Maxi Lopez. Në një intervistë për “Más de una Copa” në “DSports Radio”, ai zbuloi se mafia siçiliane kishte ndërhyrë pas skandalit mes Mauro Icardit, Maxi Lopez dhe Wanda Narës.

Sipas tij, disa anëtarë të organizatës kriminale vendase donin “ta hiqnin qafe” Icardin për shkak të lidhjes së tij me ish-bashkëshorten e Lopez. “Ata i thanë Maxit, 'do që ta qërojmë atë tipin?' Lopez u përgjigj, 'jo, jo, qetësohuni'. Po, po, isha aty, e dëgjova vetë gjithçka”. Bergessio shtoi se “po, Maxi i shpëtoi jetën Icardit, në kuptimin e plotë të fjalës”.

Sot, Wanda Nara ka marrëdhënie të mira me Maxi Lopez për shkak të tre fëmijëve të përbashkët, ndërsa me Icardin po përballet në një betejë ligjore për kujdestarinë e dy vajzave. Edhe Pablo Alvarez, ish-lojtar i Catanias, ka pranuar se mafia kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e ekipit të futbollit.