Rrëfimit i ushtarit: Doja të isha
femër, e realizova në moshën 90 vjeç

Rrëfimit i ushtarit: Doja të isha<br />femër, e realizova në moshën 90 vjeç
Një ushtar i luftës së dytë Botërore ka dalë në përfundimin se jeta e tij ka qenë një gënjeshtër për 90 vite me radhë.

Ai ka zbuluar se ka dashur të ishte një femër po që nga frika e opinionit nuk e kishte bërë realitet këtë dëshirë.

Patricia Davies është nga fshati Leicestershire, tashmë një grua e kishte kuptuar këtë dëshirë të fshehur që në moshën tre vjeçare por i ka ndrydhur dëshirat për shkak të familjes dhe komunitetit që e rrethonte.

Pavarësisht kësaj Davies, u martua dhe bashkëjetoi me një grua për 30 vite me radhë. Por në moshën 90 vjeçare, duke hedhur poshtë çdo paragjykim dhe me ndryshimin e viteve, Davies u shndërrua në një grua dhe ndihet shumë krenare për këtë. E pyetur se si është të jesh një femër, ajo  tha se ndihet sikur ka marrë një jetë të re me qera.

“Ndihem shumë mirë. Më duket sikur kam marrë një jetë të re me qera”, shprehet Davies.

Patricia Davies ka shërbyer në ushtri nga viti 1945 deri në 1948. Pavarësisht se shumë mund të mendojnë që tashmë është paksa vonë, Davies shpreson t’i ngjasojë hallës, e cila ka jetuar për 104 vite.

[gallery]21627[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament