Regjistrimet në infermieri, Zv.Dekani Stroni: 93 % e kuotave janë plotësuar, shkak kërkesa e tregut jashtë vendit
Infermieria, mbetet “trampolina” e studentëve për punësim jashtë vendit. Në fakultetin e shkencave mjekësore, 93% e kuotave janë plotësuar duke lenë kështu vende bosh për degët e tjera.
Infermieria mbetet dega më e kërkuar në fakultetin e shkencave mjekësore. Në fazën e parë të regjistrimeve gati 93 % e kuotave janë mbushur, duke lenë ende vende bosh në degët e tjera. Zv.Dekani i Fakultetit, të Shkencave Mjekësore, Gent Stroni në një intervsitë për Report Tv thotë se interesimi i maturantëve për të studiuar infermieri, lidhet edhe me faktin e kërkesës së lartë të punësimit jashtë vendit.
Kjo e tregon vetë se ata kanë bërë një zgjidhje për të parë në jetën e tyre diçka që brenda vendit ose jashtë, mund të jetë ky mendimi i tyre për t’u punësuar. Është treguar tashmë me fakte se një pjesë e mirë e infermierëve që janë me diplomë kanë arritur të gjejnë vend punë në tregun gjerman , por jo vetëm.
Zv/Dekani i fakultetit të Shkencave Mjekësore, Gent Stroni
Sipas Zv.dekanit, trajtimi i infermierëve në sistemin shëndetësor, por jo vetëm do të duhet të ishte ndryshe, duke siguruar vende pune, por dhe cilësi dhe kushte të mira, por edhe trajtimi financiar i tyre. Sipas Stronit, këto mungesa janë arsyet përse infermierët vendosin të ikin jashtë vendit. Sakaq në ditët e fundit të rregjistrimeve në fakultet ka shumë pak studentë. në infermieri ose jo, dëshira e tyre për studimet në këtë fakultet, shihet si një trampolinë për punësim jashtë vendit.
Zv.dekani bën thirrje për të gjitjë studentë që duan të jenë pranë fakulteti të shkencave mjekësore se mund të shfrytëzojnë fazën e c rregjistrimeve nga degët në universtitet e tjera ku janë shpallur fitues për të qenë pjesë e këtij fakulteti
Auditoret e fakulteteve mjekësore mirëpresin çdo vit me qindra studentë, në degën e infermierisë, logopedisë etj. Studentët duket se nga viti në vit, kanë më tepër dëshirë për t’u larguar dhe punuar jashtë vendit.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.2%
-
I keq
15.6%
-
As i mirë as i keq
42.2%
Vota total: 64
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ID, diplomë e 2 foto me vete/ Nis sot regjistrimi i maturantëve në fakultete! Arjan Xhelaj: Mos u dekurajoni, ruani degën e preferuar në kohë reale
29 Gusht, 15:34
-
Qershori çel regjistrimet për kopshte e çerdhe, dokumentet që ju duhen dhe DATAT
31 Maj, 14:01
-
Njihuni me Ignacion, spanjollin që erdhi për studime në Gjirokastër por iu fut punës në kuzhinë!
28 Maj, 12:16
-
Publikohet lista e 262 profesioneve të të vetëpunësuarve, që do të jenë objekt tatimi 13-23%
27 Tetor 2023, 09:15
-
Ekskluzive/ Sipërmarrja në Shqipëri kërkon 35 mijë punonjës! Fasoneria, turizmi e ndërtimi në ‘alert’! Gati 6 mijë të huaj u punësuan këtë vit
19 Shtator 2023, 14:55
-
Gratë e martuara në Kinë përballen me diskriminim në punësim
14 Shtator 2023, 08:35
-
Hapet procedura për kandidatë të tjerë në shërbimin civil, mund të konkurrojnë edhe ata që janë jashtë sistemit
2 Korrik 2023, 18:39
-
Pagat në Kosovë, më pak se 140 euro rritje për një dekadë
2 Korrik 2023, 15:48
-
Shqipëria ‘trampolinë’ punësimi për të huajt që synojnë BE-në
13 Maj 2023, 15:34
-
Mjekët e familjes humbin 50 mijë lekë, Gjata: Pezullimi i specializimeve i la pa profilizim 500 'bluza të bardha'! Dollenberg: Ikjet s'frenohen me rritje rroge
9 Maj 2023, 14:43
-
Utopia: Sikur të punohej 4 orë në ditë
3 Prill 2023, 12:39
-
Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale
24 Mars 2023, 10:26