Produktet me ndikim në energji do t’u nënshtrohen rregullave të reja të etiketimit. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi tha se është miratuar një akt ku përcaktohen 17 rregulla për etiketimin e produkteve si dhe lista e plotë e tyre.

“Akti kryesor ku dua të ndalem është për rregullat e etiketimit të produkteve me ndikim në energji. Deri tani kemi pasur rregullim të fragmentuar. Flasim për pajisje elektrike që kanë etiketimin sipas normave të BE. Kemi 17 rregulla sa u përket këtyre elementëve.

Së pari, ofrojmë për herë të parë te konsumatori një qasje të integruar të të gjithë ndikimeve në energji të produkteve dhe ai mund të bëjë blerjen me informacion të plotë të çdo produkti,

Së dyti, ulim konsumin e energjisë elektrike.

Së fundmi është një detyrim në kuadër të BE dhe ndër mësat që ministria i ka të parashikuara te plani i rritjes. Ky hyn si akt në këtë plan masash të BE. Akti është shumë i detajuar, ka 17 rregulla dhe gjithë listën e produkteve”, tha Karakaçi.

Gjithashtu është miratuar një listë shpronësimesh për të vijuar investimet aty ku ka pasur kufizime si ato lidhur me zgjerimin e Korridorit VIII dhe portin e ri në Porto Romano.


Lajmi kryesor:

VKM/ 100 mln lekë për sipërmarrjet e vogla, miratohet rregullorja për hapësirat publike! Tekste falas edhe për nxënësit e klasave 4 dhe 5