Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi mbështetjen prej 100 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Miratimin e këtij akti e kishte paralajmëruar dhe kryeministri Edi Rama, i cili në mbledhjen e fundit të asamblesë së PS prezantoi nismën “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”.

“Akti i tretë i cili u miratua sot lidhet me mbështetjen që qeveria shqiptare i jep ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave ne miratojmë një fond prej 100 milion lekë, i cili do të akordohet për AIDA-n, për mbështetjen e sipërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme”, tha ministrja e Ekonomisë dhe Inovaionit Delina Ibrahimaj.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi se është miratuar dhe rregullorja për përdorimin e hapësirave publike, duke ndarë të drejtën e përdorimit mes qytetarëve dhe bizneseve.

“Sapo kemi miratuar rregulloren për miratimin  e hapësirave publike. Kur flasim për të drejtën që kanë qytetarët për përdorimin e këtyre hapësirave, duke garantuar mundësi përsa i përket zhvillimit për subjekte. Rregulloja do të sjellë risi sa i përket unifikimit të praktikave. Bashkitë janë tashmë në të njëjtin shtat sa i përket sistemit rregullativ. Bashkitë kanë qenë pjesë e procesit”, tha Demo.

Sakaq, Ministri bëri me dije se dhe 4 bashki të tjera, përveç 11 që janë bërë me dije më parë, kan miratuar zonat prioritare lidhur me projektin për Paketën e Maleve.

“4 bashki të reja që kanë miratuar, Sarandë, Kuçovë, Gramsh, Tropojë. Mund të themi që numri i aplikimeve në territor është edhe më i madh, i ka kaluar 500 aplikime. Bashki të tjera në proceset përfundimtare”, tha Demo.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro bëri me dije miratimin e kërkesës për klasat 4 dhe 5 që ncënësit të përfitojnë çdo vit tekste falas, njësoj si klasat 1-4. Ndërsa nga klasa e 6 deri në 9, nxënësit do të marrin tekste të reja njëherë në 3 vite.

“Dy propozime të ministrisë janë miratuar. Ka të bëjë me arsimin paraunviersitar. Miratuam financimin nga buxheti i shtetit për klasat 4-5 për ciklin fillor për tekstet falas çdo vit, rreth 43 milionë lekë të reja. Bëhet fjalë përreth 9 mijë nxënës. Dua të theksoj që do të procedohet me të njëjtën logjikë njëherë në 3 vite për klasën 6-9, janë më të rritur dinë t’i mirëmbajnë tekstet.

Kumbaro gjithashtu foli dhe për miratimin e mënyrës së llogaritjes së financimit për kërkimin shkencor.

“Vendimi 2 miraton mënyrën sesi llogaritet buxhetimi dhe financimi i kërkimit shkencor. Është një angazhim jo vetëm ligjor, por është dhe një angazhim që ka të bëjnë me kapitullin 25 për angazhimin në BE. Kapitulli 25-26 janë të ministrisë së Arsimit dhe të parët që do të mbyllen në procesin e negociatave”, tha Kumbaro.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi se produktet me ndikim në energji do t’u nënshtrohen rregullave të reja të etiketimit. Në mbledhjen e qeverisë është miratuar një akt ku përcaktohen 17 rregulla për etiketimin e produkteve si dhe lista e plotë e tyre.

“Akti kryesor ku dua të ndalem është për rregullat e etiketimit të produkteve me ndikim në energji. Deri tani kemi pasur rregullim të fragmentuar. Flasim për pajisje elektrike që kanë etiketimin sipas normave të BE. Kemi 17 rregulla sa u përket këtyre elementëve. Së pari, ofrojmë për herë të parë te konsumatori një qasje të integruar të të gjithë ndikimeve në energji të produkteve dhe ai mund të bëjë blerjen me informacion të plotë të çdo produkti.

Së dyti, ulim konsumin e energjisë elektrike. Së fundmi është një detyrim në kuadër të BE dhe ndër mësat që ministria i ka të parashikuara te plani i rritjes. Ky hyn si akt në këtë plan masash të BE. Akti është shumë i detajuar, ka 17 rregulla dhe gjithë listën e produkteve”, tha Karakaçi.

Gjithashtu ministri Karakaçi tha se është miratuar një listë shpronësimesh për të vijuar investimet aty ku ka pasur kufizime si ato lidhur me zgjerimin e Korridorit VIII dhe portin e ri në Porto Romano.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Kumbaro: Tekste shkollore falas dhe për nxënësit e klasave 4 dhe 5! Miratuam mënyrën e përllogaritjes së financimit për kërkimin shkencor

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro deklaron se nga klasa e 1 deri në klasën e -të, nxënësit do të përfitojnë falas tekstet shkollore për çdo vit. Ndërsa nga klasa e 6 deri në 9, nxënësit do të marrin tekste të reja njëherë në 3 vite. Kumbaro gjithashtu foli dhe për miratimin e mënyrës së llogaritjes së financimit për kërkimin shkencor.

“Dy propozime të ministrisë janë miratuar. Ka të bëjë me arsimin paraunviersitar. Miratuam financimin nga buxheti i shtetit për klasat 4-5 për ciklin fillor për tekstet falas çdo vit, rreth 43 milionë lekë të reja. Bëhet fjalë përreth 9 mijë nxënës.

Dua të theksoj që do të procedohet me të njëjtën logjikë njëherë në 3 vite për klasën 6-9, janë më të rritur dinë t’i mirëmbajnë tekstet.

Vendimi 2 miraton mënyrën sesi llogaritet buxhetimi dhe financimi i kërkimit shkencor. Është një angazhim jo vetëm ligjor, por është dhe një angazhim që ka të bëjnë me kapitullin 25 për angazhimin në BE. Kapitulli 25-26 janë të ministrisë së Arsimit dhe të parët që do të mbyllen në procesin e negociatave”, tha Kumbaro.

Ora 13:39
Rregulla etiketimi për produktet me ndikim në energji, Karakaçi: Konsumatorët blejnë me informacion të plotë, ulim konsumin

Produktet me ndikim në energji do t’u nënshtrohen rregullave të reja të etiketimit. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi tha se është miratuar një akt ku përcaktohen 17 rregulla për etiketimin e produkteve si dhe lista e plotë e tyre.

“Akti kryesor ku dua të ndalem është për rregullat e etiketimit të produkteve me ndikim në energji. Deri tani kemi pasur rregullim të fragmentuar. Flasim për pajisje elektrike që kanë etiketimin sipas normave të BE. Kemi 17 rregulla sa u përket këtyre elementëve.

Së pari, ofrojmë për herë të parë te konsumatori një qasje të integruar të të gjithë ndikimeve në energji të produkteve dhe ai mund të bëjë blerjen me informacion të plotë të çdo produkti,

Së dyti, ulim konsumin e energjisë elektrike.

Së fundmi është një detyrim në kuadër të BE dhe ndër mësat që ministria i ka të parashikuara te plani i rritjes. Ky hyn si akt në këtë plan masash të BE. Akti është shumë i detajuar, ka 17 rregulla dhe gjithë listën e produkteve”, tha Karakaçi.

Gjithashtu është miratuar një listë shpronësimesh për të vijuar investimet aty ku ka pasur kufizime si ato lidhur me zgjerimin e Korridorit VIII dhe portin e ri në Porto Romano.

Ora 13:38
Ministri Demo: Miratuam rregulloren për përdorimin e hapësirave publike, përparësi qytetarët! 4 bashki të tjera shpallën zonat prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bën me dije se është miratuar rregulloja për përdorimin e hapësirave publike.

“Sapo kemi miratuar rregulloren për miratimin  e hapësirave publike. Kur flasim për të drejtën që kanë qytetarët për përdorimin e këtyre hapësirave, duke garantuar mundësi përsa i përket zhvillimit për subjekte. Rregulloja do të sjellë risi sa i përket unifikimit të praktikave. Bashkitë janë tashmë në të njëjtin shtat sa i përket sistemit rregullativ. Bashkitë kanë qenë pjesë e procesit”, tha Demo.

Ministra tha se 4 bashki të tjera, Saranda, Koçova, Gramshi dhe Tropoja, kanë miratuar zonat prioritare lidhur me projektin e Paketës së Maleve.

“4 bashki të reja që kanë miratuar, Sarandë, Kuçovë, Gramsh, Tropojë. Mund të themi që numri i aplikimeve në territor është edhe më i madh, i ka kaluar 500 aplikime. Bashki të tjera në proceset përfundimtare”, tha Demo.

Sa i përket hartimit të reformës Territoriale, ministri Demo tha se deri më tani nuk ka një variant konkret, por se po analizohen modele të ndryshme bazuar në specifikat e vendit.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar janë diskutuar modele të ndryshme, nuk ka një qëndrim nga PS dhe aq më tepër brenda komisionit. Ne duhet të ecim përpara me procesin. Është normale që të gjithë jemi duke analizuar modele të ndryshme. Ne i referohemi më shumë specifikave të Shqipërisë dhe sfidave. Nuk ka një qëndrim”, tha Demo.

Ministri tha se aksesin në hapësirat publike apo konkretisht në trotuare, përparësinë e kanë qytetarët dhe jo bizneset.

“Zgjidhja është e qartë, përparësi kanë qytetarët. Jo çdo subjekt do të ketë mundësinë për të ushtruar aktivitetin. Ajo cfarë bën rregullorja është që vendos disa parametra, për ruajtën e hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre. Rregullorja përfshin dhe element që kanë të bëjnë me estetikën”, tha ministri.

Ora 13:22
Sulmet kibernetike ndaj sistemeve të drejtësisë, Ibrahimaj: S’ka dëme të pariparueshme! Monitorojmë situatën, vijojmë investimet

E pyetur lidhur me sulmet kibernetike ndaj sistemeve të drejtësisë, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se janë të pashmangshme, por e rëndësishmja është që s’kanë lënë dëme të pariparueshme. Ministrja tha pas mbledhjes së qeverisë se situata është nën monitorim, kurse investimet do të vijojnë sepse e ardhmja është dixhitale.

“E vërteta është që të gjitha sulmet kibernetike nuk kanë lënë dëme të pariparueshme që do të thotë që informacionet tona të sigurisë kibernetike janë të ngritura dhe në fuqi. Në botën e zhvillimeve të teknologjisë, sistemeve çka nuk mund të evitohet janë të tilla lloje sulmesh kibernetike. Ne kemi nën monitorim të vazhdueshëm nëpërmjet AKSK të gjithë stafin që të vëzhgojmë në kohë reale dhe të monitorojmë të gjitha sulmet ndaj sistemeve tona. Do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim pasi e ardhmja është dixhitale dhe luftërat do të jenë dixhitale”,  tha Ibrahimaj.

Lidhur me sigurinë e të dhënave dhe pretendimet se mund të jenë përdorur për interesa privatë, ministrja u shpreh se s’ka dijeni për një rezultat të tillë nga prokuroria ose gjykata.

“Fakti që të dhënat janë përdorur për interes privat është një opinion. Unë sjam në dijeni të një rezultati të tillë të procesit hetimor që SPAK është duke kryer, pra nuk mund të themi që ka pasur një përdorim për qëllime personale. Kur prokuroria, gjykata të dalë me qëndrim, mund ta themi me zë të plotë. Ajo që mund të them është që siguria kbernetike është atje, nën monitorim të vazhdueshëm. Ne duhet të garantojmë që nuk ka dëme permanente, por s’mund të ndalojmë sulmet kibernetike”, tha Ibrahimaj.