Rregulla të reja për gjobat dhe heqjen e licencave, qeveria nxjerr projekt vendimin për inspektorët

Rregulla të reja për gjobat dhe heqjen e licencave, qeveria nxjerr projekt vendimin për inspektorët

Dënimet administrative që do ndërmerren nga inspektorët e pushteti qendror apo lokal tanimë do të ndërmerren sipas një rregulloreje të mirëpërcaktuar nga qeveria.

Këshilli i Ministrave ka nxjerr për konsultim projekt vendimin, që pritet të kthehet shumë shpejt në ligj dhe busullën mbi të cilën inspektorët në Republikën e Shqipërisë do të udhëhiqen në nënshkrimin e masave administrative kundrejt subjekteve të kapura në shkelje. Sipas projektvendimit, dënimet do të ndahen në kryesore dhe plotësuese. Sipas projekt vendimit, dënimet do jetën në proporcionalitet me pasojat dhe dëmet e shkaktuara nga shkelja.

Projektvendimi jep klasifikimin e dënimeve në administrativ kryesor dhe administrativ plotësues. Nisur nga ndarjet e mësipërme, inspektoratet do të identifikojnë dënimet administrative që ata vendosin gjatë veprimtarisë së inspektimit, të parashikuara nga ligjet e tyre sektoriale.

Sa i takon parimit të proporcionalitetit, në projekt vendim sqarohet se: “1. Në përcaktimin e dënimit apo të masës që duhet marrë, inspektori, në përputhje me rëndësinë e shkeljes së konstatuar apo pasojave të saj, vendos atë sanksion apo merr atë masë që është domosdoshme dhe e përshtatshme për vendosjen e subjektit të inspektimit në kushtet e ligjshmërisë dhe që cenon më pak të drejtat apo interesat e ligjshëm të tij”. 2. Në përcaktimin e një afati për korrigjimin e shkeljeve të konstatuara dhe eliminimin e pasojave të tyre nga subjekti i inspektimit, inspektori merr në konsideratë rëndësinë e shkeljes, pasojat e saj dhe rrethanat konkrete që përcaktojnë kohën e nevojshme për kryerjen e veprimeve për këtë qëllim, me përpjekjet maksimale nga ana e subjektit të inspektimit.”

Sa i takon dënimeve administrative, ato ndahen në “dënime administrative kryesore dhe dënime administrative plotësuese. Dënimi administrativ kryesor mund të jepet bashkë me dënime administrative plotësuese, sipas përcaktimit të ligjit të posaçëm. Për të njëjtën shkelje mund të vendoset një dënim kryesor dhe një apo më shumë dënime plotësuese. Dënimi administrativ, kur është e nevojshme, shoqërohet edhe me urdhërimin me shkrim të subjektit të inspektimit për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe për të eliminuar pasojat e tyre, duke përcaktuar dhe një afat të arsyeshëm për këtë qëllim”.

Dënimet administrative kryesore klasifikohen: Paralajmërimi. Gjoba; Shfuqizimi lejes, licencës për ushtrimin e veprimtarisë, prishje objektit, konfiskim i mjeteve të përdorura.

Dënimet administrative plotësuese janë pezullimi i autorizimit, lejes, licencës, rehabilitimi i shkeljes, dhe gjobë në vlerën 10 000 deri 100 000 lekë, për mos korrigjimin e parregullsive brenda afatit të përcaktuar. Në projektvendim saktësohet se inspektorët bashkangjitur dënimit kryesorë, mund  ti bashkëngjisin dhe një dënim administrativë plotësues.

Në projektvendim është pasqyruar dhe tabela të cilës inspektorët do t’i referohen për të sanksionuar masën administrative, ku do llogaritet faktori i rëndësisë së shkeljes, avantazhi ekonomik i arritur nga shkelja, pasojat tek të tretë, rrethanat dhe kohëzgjatja e shkeljes, historiku i shkeljeve të biznesit, afati i rregullimit të shkeljes ligjore, bashkëpunimi i subjektit me institucionet shtetërore dhe aftësia për të paguar gjobën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb