‘Rregulla të vjetëruara’, presidenti i Napolit hedh propozimin! Kërkon revulucionin e lojës së futbollit

‘Rregulla të vjetëruara’, presidenti i Napolit hedh propozimin! Kërkon revulucionin e lojës së futbollit

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentis

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentis, klubit që kryeson bindshëm Seria A, mendon se disa rregulla të futbollit janë vjetruar shumë dhe pretendon që kjo lojë të ecë para duhen ndryshuar. Nëse vërtetë do miratoheshin atëherë mund të themi pa frikë se mund të kishte një revulucion në lojën më të dashur në botë.

De Laurentis ka propozuar katër rregulla të reja:

Propozimi i parë është heqja e pushimit pas pjesës së parë dhe vendosja e pushimeve dy minutëshe çdo dhjetë minuta për të lejuar trajnerët të komunikojnë me ekipin.

Propozimi i dytë është që të rritet numri i zëvendësimeve brenda një ndeshjeje.

Propozimi i tretë përfshin ndryshimin e funksionit të kartonëve. 10 minuta mos lojë për një lojtar që ndëshkohet me karton të verdhë, kurse 30 minuta mos lojë ndëshkim për atë që ndëshkohet me karton të kuq.

Propozimi i katërt dhe i fundit ishte që të vendosen kamera të reja në kokat, këmbët ose këpucët e lojtarëve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin