Matura shtetërore pëson ndryshime zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata thotë se maturantët nuk mund të zgjedhin si provime dy gjuhë të huaja të para. " Në këtë vit është standardizuar.

Çdo maturant ose kandidat për maturant do të zgjedhë dy lëndë ne provimin me zgjedhje. Nuk mund të marrësh tek menyja e lëndëve me zgjedhje gjuhë e huaj, s'mund të marrësh atë që quhet gjuhë e huaj e parë dhe gjuhë e huaj e dytë. Do të thotë në qoftë se do të zgjedhësh një gjuhë të huaj që është e parë dhe një gjuhë e huaj që është e dytë që zhvillohet në shkollë.

Pra nuk mund të marrësh dy gjuhë të huaja të para dhe dy të nivelit të dytë", sqaron Shamata. Por ndryshme në krahasim me vitet e mëparshme në maturën shtetërore do të këtë edhe në mënyrën e plotësimit të formularëve. Këtë vit, përveç formularit A1, në mënyrë elektronike do të plotësohet edhe formulari A3. "E dyta e rëndësishme është që ne do të fillojmë këtë vit të plotësojmë në mënyrë elektronike formularin A1. Formulari A1 ka të bëjë me zgjedhjen e lëndëve në provimin me zgjedhje", tha Shamata.

Ndryshimet ne Maturën Shtetërore pritet te sjellin përmirësimin e nivelit të rinjve që do të ndjekin arsimin e lartë. Por sipas zyrtarëve të ministrisë këtë vit pritet që në vendet ku do zhvillohen provimet e maturës shtetërore, për aq orë sa ai do zhvillohet do të ndërpritet edhe vala e telefonisë celulare. Kjo për arsye që nxënësit mos të kenë mundësi komunikimi me personat jashtë provimimit.

Në maturën shtetërore këtë vit nuk do të jepen më shumë se dy provime, nga 3 që ishin vitin që shkoi. Sipas Udhëzimit 35, i datës 27 nëntor 2012, konsiston në këto gjëra: Së pari është minimizuar menyja e lëndëve me zgjedhje. Në kuptimin që, asnjë lëndë nuk është lënë pa u marrë në konsideratë, sepse nxënësit kanë bërë përgatitje për 1,2 ose 3 vite.

(ad.ti/shqiptarja.com)