TIRANE- Të gjithë gjimnazistët që do t’i nënshtrohen Maturës Shtetërore në qershor 2015, do të japin sërish edhe këtë vit tre provim me detyrim dhe dy me zgjedhje. Edhe këtë vit gjuha e huaj do të përfshihet në provimet me detyrim, por pikët e saj nuk do përfshihen në llogaritjen e rezultatit final me të cilin maturanti do të garojë për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike të vendit për vitin e ardhshëm akademik.