Rregullat e reja të importit të makinave, nuk mund të blini më asnjë makinë nga jashtë vendit më të vjetër se viti 2007

Rregullat e reja të importit të makinave, nuk mund të blini më asnjë makinë nga jashtë vendit më të vjetër se viti 2007

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se nuk do të lejohet më importi i asnjë makine që është më e vjetër se viti 2007.

Sipas rregullave të reja tashmë për të blerë një makinë nga jashtë qytetarët duhet të shohin me kujdes vitin e prodhimi, pasi nuk duhet të jetë më e vjetër se 15 vite.

“ Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit! Shembull: Afati i fundit për regjistrimin dhe targimin e mjeteve me vit prodhimi 2007, është 31 Dhjetori 2022!. Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër. Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amone o shtet: 13/01/2022 18:25

    Po në qe jetome në angli ta sjellim na makin 2020.. po prap sna e boni dogane neve ju. Lejoni makinat e 2007 por nuk lejoni me timon anglez.. pa lidhje ky muhabet.

    Përgjigju
  • Arjani: 13/01/2022 17:49

    Ligje te sponsorizuara nga koncensionaret e makinave. Te vendet e rajonit Kosove, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi nuk e ka kete kufizim sepse shohin interesin e qytetarit qe te mos shpenzoje per makina por per biznes dhe pune. Pa dyshim qe Gonxhja i Rilindjes eshte inisiator, me pretendimin e ndotjes. Po atij fermerit ne Puke cfare do ti themi bli nje fuoristrade te 2007 15000 euro se ajo e 1995 qe eshte 5000 euro ndot malet e Pukes????? Dhe ato 10000 euro qe do kursente do blinte 10 lope me shume. Por ne mes te Athines qe ka me shume makina te 90 si ja bejne valle? E masakruat kete popull me lloj lloj kanalesh per te shpene uje ne burimin tuaj.

    Përgjigju
  • 2010 +: 13/01/2022 16:34

    Duhet jo me shume se 2010 e lart se u mbush me makina kot vendi , vetëm ndonje foristrade 4x4 ok mbi 2007

    Përgjigju
  • Vlonjat: 13/01/2022 15:56

    ligj muti!! E mbushet shqiperin me rrangallot e botes qe pervec se ndosin qytet shtojn dhe trafikun dhe vendet e parkimeve..

    Përgjigju
  • Lui: 13/01/2022 14:54

    U keputet.. Duhet jo me te vjetra se 10 vjet e jo 15.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet