Rregullohet qendra shëndetësore
Beqaj: Do ofrohet shërbim 24 orë

Rregullohet qendra shëndetësore<br />Beqaj: Do ofrohet shërbim 24 orë
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidajet Bajraktar vizituan ditën e sotme mjediset e sapo rikonstruktuara të qendrës shëndetësore të Rrogozhinës.

Ky rikontruktim u bë i mundur falë mbështetjes dhe ndihmës financiare të TIKA-s (Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim). Rreth 50 mijë qytetarët e kësaj bashkie, sipas ndarjes së re administrative, do të përfitojnë tashmë nga shërbimet e qendrës së rikonstruktuar shëndetësore, e cila do të fuqizohet më tej me pajisje diagnostikuese, me mjete laboratorike dhe ato imazherike.

Duke falënderuar TIKA-n dhe popullin turk për ndihmën që vazhdojnë t’i japin vendin tonë, dhe posaçërisht, për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm në sektorin e kujdesit shëndetësor, Ministri Beqaj tha midis të tjerash se, “fuqizimi i kapaciteteve të shërbimit shëndetësor parësor është një element thelbësor, në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët tanë”.

Sipas kreut të shëndetësisë, qendrat shëndetësore do të rrisin standardet e punës së tyre, prandaj pas rikonstruksioneve të godinave do të punohet për nxitjen e programeve bazë për të rritur cilësinë e mjekëve dhe infermierëve.

Beqaj ne rogozhine
“Rikonstruksioni i plotë i kësaj qendre shëndetësore, e cila do të shoqërohet edhe me mbështetjen tonë me pajisje kryesisht diagnostikuese, laboratorike dhe imazherike, sepse edhe me reformimin territorial-administrativ merr një rëndësi më të madhe, jo vetëm në funksion të shërbimit parësor, por edhe në një shërbim 24 orësh që do të duhet të ofrohet këtu”, tha më tej Beqaj.

Nga ana e tij, ambasadori Bajraktar siguroi ministrin Beqaj për mbështetjen e mëtejshme për projektet e përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.

Ndërkohë që kjo qendër, si 415 simotrat e saj në të gjithë Shqipërinë, po bëhet gati të jetë pjesë e zbatimit të Programit të Kontrollit Bazë pa pagesë 40-65 vjeç, Ministri Beqaj siguroi punonjësit e saj se, “bashkë me investimet e nevojshme do të vazhdojmë edhe me programet për të rritur edhe cilësinë e mjekëve dhe infermierëve tanë”.

“Unë dua të shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar në radhë të parë mjekët dhe infermierët për ndihmën, shërbimin dhe përkushtimin që tregojnë në mënyrë të përditshme për qytetarët tanë, tha më tej ai, duke shtuar se “kjo është një pjesë e asaj çfarë ne po bëjmë, të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë, sepse në radhë të parë qytetarët meritojnë më shumë, por edhe me kushte më të mira pune edhe mjekët dhe infermierët mund të shprehin më në pah aftësitë e tyre”.


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë