Ndryshimet në rregulloren e parlamentit të propozuara nga kryesia e grupit socialist, fuqizojnë ndjeshëm Komisionin e mbikqyrjes institucionale. Ai do të jetë i vetmi ku do të raportojnë drejtuesit e institucioneve të pavarura, të cilët nuk do të jenë më të detyruar të paraqiten as në seancë plenare. Drafti propozon përgjysmimin e kohës së fjalës së ministrave dhe deputetëve, si dhe futjen me procedurë të përshpejtuar të ligjeve që lidhen me integrimin, të vetmit që aktualisht janë të përjashtuar nga ky rregull.
***
Rregullorja në fuqi e parashikon që drejtuesit e institucioneve të pavarura, të raportojnë në komisionet të ndryshme parlamentare. Por ndryshimet e porpozuara nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, nënkryetari dhe sekretari i grupit kanë ndryshuara tërësisht skemën. Raportet e institucioneve ndahen sipas komisioneve përgjegjëse, ndërsa titullari, do të paraqitet në atë të Mbikëqyrjes Institucionale, i cili drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj. Drejtuesit e institucioneve të pavarura nuk do të duhet më të lexojnë raportin, as në seancë plenare, ku disa prej tyre shpesh janë detyruar në të kaluarën, të qëndrojnë dhe për orë të tëra duke ju përgjigjiru peytjeve që në të shumtën e rasteve nuk kishin lidhje me raportin.
Ndryshimet e propozuara i japin po ashtu kompetenca komisionit të Xhafajt, edhe për monitorimin e institucioneve dhe kontrollin e zbatimit të ligjeve nga ana e tyre.
Që prej nisjes së kësaj legjislature, parlamenti me votat e socialistëve, ndryshoi skemën e komisioneve parlamentare, duke ngritur 11 të tillë nga 8 që kishin qenë në të kaluarën, duke hausr në kundërshtimin e fortë të opozitës. Një vendim I gjykatës Kushtetuese e detyronte parlamentin të ribënte procedurën e kompozimit të komisioneve. Ndryshimet e propozuara kanë ripërsëritur të njejtën skemë, pa pritur zbardhjen e vendimit të Kushtetueses.
Një nga komisionet që u shkri ishte dhe ai për Çështjet Evropiane. Por duket sikur ndryshimet e kërkuara janë bërë me shpejtësi. Propozuesit kanë cituar dy herë Komisionin për Çështjet Euopiane, që në fakt vetë e kanë riemëruar si Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në lidhje me integrimin, socialistët i kanë dhënë përparësi miratimit të ligjeve që lidhen me këtë proces. Deri më tani, këto janë të vetmet ligje, që nuk i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara për miratimin e tyre. Por propozimi e drejtuesve të grupit socialist e zhbën këtë kufizim.
Seancat parlamentare që deri më tani kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ka gjasa që të mos përsëriten. Socialistët kërkojnë përgjysminin e kohës së fjalimeve në foltoren e parlamentit. Sipas rregullores në fuqi, çdo deputet ka të drejtë të flasë deri në 10 minuta për çdo pikë të rendit të ditës, por PS ka propozuar që koha të përgjysmohet në maksimumi 5 minuta. Njejtë dhe për ministrat.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente












Po nese do vazhdohet me parti shtet e pa dialog politik e zbatim te GjK, largimi nga ky vend do shtohet pa fund. Ju si media duke u marre mw Saliun po humbni misionin e vërtetë që është interesi publik. Turp
PërgjigjuFiks Si eshte nisur me media te blera do vije nje dite qe nuk do te kene nevoje te blejne,por do i shtetzojne Nuk merren me ujkun,por me kerma