Foto: Maks Haxhia
Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në GJKKO. Pas këtij vendimi Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia tha në një prononcim për mediat se për avokatët që nuk e zbatojnë do të merren masa deri në heqjen e licencës.
"Në disa nene cenohet veprimtt e avokatit për mbrojtjen e klientit të tyre. Si celularët dhe kompjuterët kanë një rol të madh pasi me ta bëhet një punë voluminoze. Gjatë takimit u propozuan tre gjëra, por ne vendosëm unaninisht që të bojkotojmë seancat gjyqësore në GJKKO dhe mos të bëjmë bojkot për masat e sigurisë. Për ata që nuk e zbatojnë do të marrim masa disiplinore deri në heqjen e licencës. Ky vendim hyn në fuqi menjherë", tha Haxhia.
Lajmi kryesor:
Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën! Masa disiplinore për ata që nuk zbatojnë vendimin






