Rregullorja e re/ Ja çfarë duhet të deklarojnë bizneset në etiketën e produkteve ushqimore

Rregullorja e re/ Ja çfarë duhet të deklarojnë bizneset në etiketën e produkteve ushqimore

Etiketimi i mallrave

Një vendim i qeverisë shqiptare detyron tashmë Operatorët e Biznesit Ushqimor që të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti, njofton Ministria e Bujqësisë.

Duke filluar që nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të sigurojë kriteret e përmenduara më lart, pasi viti 2019 do të ndalojë në mënyrë kartegorike mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë, duke shmangur kështu të gjitha përpjekjet për abuzime dhe duke garantuar një sistem të mirëfilltë dhe të konsoliduar te gjumueshmërisë, e cila është hallka e parë e zinxhirit për sigurinë e produkteve ushqimore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është miratuar të mërkurën, ndërsa qëllimi i tij është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotëroje besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij. Deri më sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këto operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.

Sipas Raportit të Komisionit për Shqipërinë dhe Strategjinë e Zgjerimit në BE, bazuar në (Vëzhgime dhe Rekomandime), sektorit i vihej detyrë përmirësimi i  legjislacionin përkatës, për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BE-së në lidhje me informimin e konsumatorit, gjë që ky vendim i hap rrugë plotësimit të këtij rekomandimi.

Të gjithë produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Me vendimin e së mërkurës, qeveria synon mbrojtjen e konsumatorit duke u ofruar atyre një informacion më të detajuar për përmbajtjen e produktit, pasi sektori i sigurisë ushqimore është nga sektorët më delikatë, nisur dhe nga natyra, e cila ka një ndikim të drejtëpërdrejt në jetën e konsumatorit, ndaj dhe vëmendja dhe masat e marra nga qeveria janë shumë më drastike sesa në sektorët e tjerë./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër