Më 1 shtator hapen qendrat e emigrantëve, rregullorja për policët italianë: Mos flirtoni me gratë! Kujdes kur flisni, dinë të gjithë italisht

Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë pothuajse është gati dhe nga Italia konfirmohet se 20 gushi do jetë data kur vjen kontingjenti i parë. Ndërkohë më 1 shtator pritet që të jetë dhe hapja e qendrës në Gjadër.

Stafi që do shërbejë aty, duke përfshirë edhe ata që do punojnë në kuzhinë apo si sanitarë përveç policëve, do ketë edhe rregullore strikte etike, që përmban 14 pika të detajuara.

Një prej tyre është “të shmangin komplimentet dhe flirtimet me gratë” dhe në këtë rast ndaj atyre shqiptare që mund të punojnë aty, por edhe jashtë qendrës. Mund të quhet edhe një kod etike. Sepse “një burrë që sheh gruan e tij duke kompliemtuar apo flituar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq!".

Por jo vetëm kaq, sepse teksa shqiptarët cilësohen një “popull modest”, “lakuriqësia apo veshja jo e mirë në publik nuk është e mirëseardhur”, shkruan La Repubblica. Pra një kod etike edhe për veshjen, përveç sjelljes morale.

Rregullorja për efektivët që do vijnë në Shëngjin dhe Gjadër (Vademecum), përmban konkretisht katërmbëdhjetë pika.

45 oficerët e parë të policisë italiane morën pjesë në kursin e planifikuar dhe presin të nisen drejt Shqipërisë në datën 20 Gusht, teksa do pasohen edhe nga të tjerët. Në total 500 policë, karabinierë dhe oficerë të Guardia di Financa.

Kontigjenti i parë fillimisht për të monitoruar burgun e vogël të zbrazët që po ndërtohet aktualisht në Gjadër dhe më pas emigrantët e paligjshëm.

Por bien në sy edhe pika të tjera në rregullore dhe mesa duket, shqetësimi është se prania e forcave të rendit italian mund të shkaktojë disa fërkime. Aty u tregohet agjentëve italianë se si duhet të sillen në bar dhe restorant. “Konsumimi i kafes nuk është në banak, por vetëm ulur, në restorante përmbajuni menusë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”. Dhe, në fund, rekomandimi i rekomandimeve: “Kini kujdes se si flisni... pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht!”.

Sekretari i Përgjithshëm i Policisë së burgjeve të UIlpa, Gennarino De Fazio, është shumë kritik për metodat jotransparente, me të cilat u identifikuan 45 të parët e kontingjentit, duke bërë krahasime mes gjendjes në paraburgimet italiane dhe atyre që po ndërtohen në Shqipëri.

Foto: Rregullorja për policet italiane
 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
DOKUMENTI/ Ja 14 pikat e rregullores për policët italianë që do vijnë në Gjadër dhe Shëngjin

Shqiptarja.com publikon rregulloren e plotë me 14 pika për policët italianë që do të vijnë të punojnë dhe ushtrojnë detyrat e tyre funksionale në qendrat e pritjes dhe trajtimit të emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, sipas marrëveshjes dypalëshe të firmosur nga kryeministrat Rama dhe Meloni.

Ndër pikat kryesore të manualit, sië edhe u raportua më herët, përveç mosshoqërimit me gratë shqiptare, veshjes, sjelljes, qëndrimit në lokale për kafe apo menutë e restoranteve, bien ne sy edhe këshillat për kursin e këmbimit, ku punonjësit paralajmërohen për bursën Exhange të Euros në Shqipëri dhe se do humbasin 0,29 cent nga shkëmbimi. Njoftohen se vendi është i sigurt, por Gjadri ka insekte apo çështjen e karburantit. 

Rregullorja apo manuali etik për policët italianë:

1-Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme. Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që të mos paraqiten kurrë me një qasje superiore.

2-Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo veshja më pak modeste në publik nuk është e mirëpritur.

3-Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë të jashtëzakonshme. Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e sheh gruan e tij duke iu bere komplimenta nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq.

4-Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ka mikrokrim (as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale). Prandaj shmangni qëndrimet mosbesuese.

5-Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë myslimane (mbi 50% të popullsisë), ekziston bashkëjetesa paqësore e feve të ndryshme, duke përfshirë sektet e krishtera ortodokse, të krishtera katolike dhe sektet islamike heterodokse.

6-Kafeja nuk konsumohet në banak, por vetëm ulur: kjo është një traditë absolute që duhet ndjekur.

7-Në restorante, përmbajuni asaj që është përcaktuar në menu: kërkesat për ndryshime në menu nuk janë të mirëseardhura dhe çojnë në gabime dhe keqkuptime.

8-Gatimet shqiptare janë shumë pikante.

9-Kursi i këmbimit është paksa i pafavorshëm në raport me 1 me 100 (1 euro është ekuivalente me afërsisht 100 lekë dhe për këtë arsye nëse paguani në euro humbni afërsisht 0.29 lekë cent, nëse bëni shkëmbimin operacionet kushtojnë shumë më tepër, ashtu si tërheqja dhe transaksionet me kartë krediti, të cilat nuk pranohen kudo).

10-Karburanti (veçanërisht nafta), ka një kosto më të lartë në krahasim me atë në Itali

11-Qendrat tregtare italiane kanë çmime dukshëm më të larta se ato lokale

12-Kini shumë kujdes kur përdorni makina private dhe të kompanisë, për shkak të kushteve të pasigurta të rrugës.

13-Zona e Gjadrit është shumë e infektuar me insekte dhe mushkonja, prandaj rekomandohet sjellja e produkteve repelente (dezinfenktantë).

14-Kushtojini vëmendje mënyrës sesi flisni... pothuajse të gjithë shqiptarët e dinë mirë italishten.

 

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/08/2024 00:43

    Pikat 2,6,7,8 me duken pak absurde,te tjerave nuk u luaj asnje presje.S.d.q koha do te tregoje se rregulloret e brendeshme militare zakonisht dhe historikisht deshtojne pertej kangjellave te rrethimeve ushtarake.

    Përgjigju
  • hektor: 06/08/2024 11:22

    Ja kanë futur kot me këtë shkrim sepse në Shqipëri kanë hyrë miliona turistë nga gjith bota dhe nuk ka pasur asnjë problem,në të gjitha vendet mund të bësh komplimente të flirtosh por gjithmonë pa përdorur dhunë.. .sa për veshje Shqipëria është më e moderuar sa thotë shkrimi

    Përgjigju
    • EX: 06/08/2024 19:13

      behet fjale per rregullore e brendshme e tyre,rregullore e ushtrise e policise keshtu eshte meson traditat rregullat e zakone etj ne misionin ku do shkosh,se cben turisti eshte pune tjeter

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë