Rregullorja për policët italianë në qendrën e emigrantëve në Lezhë, Sindikata proteston: Faji i një zyrtari të zellshëm!

Rregullorja për policët italianë në qendrën e emigrantëve në Lezhë, Sindikata proteston: Faji i një zyrtari të zellshëm!

Gennarino De Fazio, sekretari i UILPA, Sindikata e Policisë së Burgjeve në Itali

Teksa kanë nisur të zbulohen dhe publikohen detaje nga zbatimi i projektit dhe nisja e punës në qendrën e pritjes dhe trajtimit të emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës, nuk munguan as reagimet dhe protestat nga Sindikata italiane.

Objekt diskutimi ka qenë edhe rregullorja me 14 pika për etikën e 500 punonjësve që do vijnë nga vendi fqinj për të ushtruar detyra të ndryshme, por gjithashtu organika e fryrë dhe diferencimet me trajtimin e punonjësve të sigurisë së sistemit të paraburgimeve dhe burgjeve në Itali.

Sipas sindikatës “Uilpa” të burgjeve, "nëse ky është fillimi i misionit në CPR, nuk duam të imagjinojmë se çfarë do të ndodhë pas pesë vitesh". Teksa theksohet se manuali me 14 rregulla iu shpërnda me 2 muaj vonesë oficerëve që do jenë në shërbim nga 20 gushti, raporton “Corriere”.

“Ata (policët) menduan se ishte një false. Por është e gjitha e vërtetë. E zezë mbi të bardhë. Një manual për punonjësit e policisë së burgjeve, të cilët nga data 20 gusht do të duhet të mbikëqyrin sektorin e të burgosurve të dy qendrave të paraburgimit për riatdhesim, të hapura nga Italia në Shqipëri, në Shëngjin dhe Gjadër, sipas marrëveshjes së vitit të kaluar mes dy qeverive”, shkruan kjo media.

Dhe më tej ngrihen shqetësimet rreth rregullores dhe anashkalimin e trajtimit të saj në mënyrë transparente.

"Dokument i prodhuar pa kontrollin e drejtuesve të “Dap”. Ne menduam se ishte një false, por më pas mësuam se në fakt ishte i vërtetë, doracaku në fakt u hartua dhe u shpërnda, duke qenë qëllimisht seksist, intolerant ose le të themi antietnik. Kjo ndoshta është punë e ndonjë zyrtari tejet të zellshëm, por ajo që është e habitshme është se e gjithë kjo mund të menaxhohet”, shprehet përfaqësuesit.

Kurse sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së Policisë së Burgjeve “Uilpa”, Gennarino De Fazio, sqaron:

“Nëse gjëra të këtij lloji ndodhin para fillimit të misionit, ne nuk guxojmë të imagjinojmë se çfarë mund të ndodhë në këto kushte në të paktën 5 vjet shërbim operacional. Duke qenë se po diskutohet edhe për fenë, mbetet vetëm t'i drejtohemi njëfarë hyjnie”, shton sindikalisti me ironi, duke folur për agjencinë “LaPresse”.

Më tej “Corriere” trajton çështjet më pikante të rregullores, të raportuara edhe nga “Shqiptarja.com”, në 14 pikat e rregullores. Mes tyre mosshoqërimi me gratë shqiptare, duke treguar kujdes në biseda, sjellja dhe veshja, qëndrimi në lokale dhe restorante dhe deri tek çështjet e sigurisë, bursës së shkëmbimit të euros, si pihet kafeja dhe madje kujdesi nga shqiptarët, pasi “dinë dhe flasin italisht”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka