TIRANE- Një rregullore e miratuar në unanimitet nga Këshilli i Ministrave në vitit 2010, tregon me detaje se çfarë nuk lejohet brenda ambjenteve të burgjeve shqiptare. Rregullorja ka hyrë në fuqi në vitin 2010 dhe është e detyrueshme të zbatohet në 22 burgje që ekzistojnë në Shqipëri. Në nenin 17 të kësaj rregulloreje qartëohet me saktësi se çfarë nuk duhet të futet brenda në burg, ku nënvizohen sendet që rrezikojnë seriozisht jetën dhe shëndetin e të dënuarve por edhe të personelit të burgut, si dhe sigurinë e institucionit.
Kjo gjë nënvizohet në pikën “B” të këtij neni, duke nënkuptuar ndalimin e çdo arme të mundshme. Më tej në rregullore shkruhet se nuk lejohet paisje transmetimi dhe komunikimi, përfshirë aparatet celularë dhe fotografike. Pikërisht kjo pikë, ndalon bërjen e fotografive brenda në burg, duke cilësuar si raste të kundraligjshme të rasteve të tilla. Përveç këtyre sendeve ekzistojnë dhe shumë maetriale të tjera që nuk lejohen në burg, por që në fakt pjesa më e madhe e tyre janë në qelitë e burgjeve shqiptare, duke filluar nga antenat e transmetimit, aparatet dixhitale, pishtarë, qirinj dhe shumë sende të tjera.
Sendet që s’lejohen
Në rregulloren e brendshme të burgjeve përcaktohet qartë se në ambientet e brendshme të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale nuk lejohet te mbahen dhe të qarkullohen nga të burgosurit, objektet që përbëjnë vepër penale. Sendet që rrezikojnë jetën dhe shendetin e të burgosurve dhe të personelit si dhe sigurinë e institucionit. Pajisje transmetimi dhe komunikimi, përfshirë aparatet celularë dhe fotografike. Vlera monetare të çdo lloji. Më tej në rregullore qartësohet se nuk lejohen aparate dhe antena dixhitale, pas vendosjes nga institucioni të anëtarëve të përbashkëta.
Pajisje të njëjta me ato që ofrohen nga institucioni, të cilat janë pjesë e dhomës apo e mjediseve të përbashkta. Ndalohen pishtarë, qirinj, llampa vaji, pajisje filmi dhe video të ndryshme. Ndërkohë që pjesë e sendeve që nuk lejohen janë dhe ato me karakter diskriminues, provokues apo ushtarak. Një ndër sendet që nuk lejohen janë dhe bizhuteritë, perveç atyre të lejuara sipas percaktimeve të bëra në rregulloren e brendshme të institucionit. Gjithashtu nuk lejohen më shumë se një televizor dhe frigorifer për çdo dhomë.
Shkeljet e rregullores
Pavarëisht se në rregullore evidentohen sendet që nuk duhet të hyjnë, shumë prej këtyre materialeve i gjen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit. Bëhet fjalë për aparate telefoni që gjënden në çdo kontroll, ndërkohë që në çdo dhomë gjen aparate dixhitale dhe nga dy televizorë. Këto janë vetëm njëra anë, pasi në shumë raste në qelitë e të dënuarve janë gjetur sasi të ndryshme droge, të llojeve të ndryshme. Në shumicën e rasteve këto ngjarje nuk raportohen në prokurori, por mbahen të mbyllura brenda institucionit të burgut, kjo për shkak edhe të korruptimit të gardianëve apo dhe drejtuesve të burgjeve. Kjo i jep akoma dhe më tepër shtimit të rasteve të futjes së drogës, telefonave apo dhe armëve në ambjentet e burgut.
Raujtja në kartotekë
Të gjitha sendet e ndaluara të të burgosurve, ruhen në zyrën e kartotekës sipas kushteve të përcaktuara me ligj, në këtë rregullore dhe në rregulloren e brendshme të institucionit, ndërsa vlerat monetare depozitohen në llogaritë personale të të burgosurit dhe mund të përdoren nga i burgosuri për nevoja të tij. Sendet personale dhe vlerat monetare të të burgosurit i jepen atij në momentin e lirimit ose mund të tërhiqen në çdo kohë nga të afërmit e tij, sipas autorizimit të lëshuar nga i burgosuri kundrejt procesverbalit të firmosur nga marrësi dhe nëpunësi i IEVP. Këtu nuk përfshihen sendet si armët e kapura apo dhe droga e sekuestruar.
Sendet që s’lejohen
Pikërisht në këtë vit është miratuar nga Këshilli i Ministrave rregullorja e çdo burgu. Aktaulisht kjo rregullore është në fuqi dhe se është e detyrueshme të zbatohet nga të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.
Qirinjtë
Ky është një nga sendet që nuk lejohet të futet brenda në ambjentet e burgut Kjo për shkak se mund të përdoret për plane të ndryshme nga të dënuarit, ku nëpërmjet shkrirjes së qirinjve mund të marrin masa të ndryshme të çelësave të dyerve të burgut.
Armët
Në mënyrë kategorike armët janë sendet që nuk lejohet të futen në burg. Ato venë në rrezik jetën e të burgosurve por edhe të personave gardianëve, duke i dhënë mundësi të dënuarve të organizojnë revoltë të armatosur brenda në ambjentet e burgut.

Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

- Objektet që përbëjnë vepër penale.
- Sendet që rrezikojnë jetën.
- Vlera monetare të çdo lloji.
- Aparate dhe antena dixhitale,
- Pishtare, qirinj, llampa vaji, pajisje filmi.
- Sende me karakter diskriminues.
- Më shumë se një televizor
- Më shumë se një frigorifer.