Sipas raportimeve të policisë u arrestua shtetasi Elton Bita, 35 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.B, 34 vjeçe, në prezencë edhe të fëmijës së tyre të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.


e.gj/Shqiptarja.com