Rrëmbeu 8-vjeçarin për trafikim
Akuza: 10 vjet burg Begzim Isës

Rrëmbeu 8-vjeçarin për trafikim<br />Akuza: 10 vjet burg Begzim Isës
TIRANE - Dhjetë vite burg kërkoi Prokuroria e Krimeve të rënda për 22-vjeçarin Begzim Isa të arrestuar në mars të 2013-ës për trafikim të miturish me destinacion Kosovën. I riu nga Kukësi akuzohet se ka tentuar të trafikojë në Kosovë kushëririn e tij 8-vjeçar, të cilin e rrëmbeu përmes mashtrimit. Fatmirësisht i mituri me inicialet A.F arriti të shpëtohet nga forcat e policisë të cilat prangosën Begzim Isën.
 
Isa i ka mohuar gjatë gjithë kohës këto akuza, ndërsa pas 29 seancash ai pritet të marrë vendimin e trupit gjykues në muajin mars. Ai ka kërkuar lirinë në Apel, por Gjykata e la në burg.
 
I riu nga Kukësi u dyshua edhe për zhdukjen e vogëlushes Bleona Mata, dyshime të cilat nuk u provuan asnjëherë. Prokuroria nuk ngriti akuzë ndaj tij për zhdukjen e mistershme të Bleonës 5 vjet më parë në Zapod të Kukësit, i njëjti fshat nga ku u rrëmbye dhe i mituri 8-vjeçar. Zhdukja e Bleona Matës, hetimet në pikën zero, Begzim Isa pa akuza
 
Ishin prindërit e Bleonës të zhdukur në 22 maj të vitit 2010 të cilët akuzuan Begzim Isën për zhdukjen e vajzës së tyre në atë kohë vetëm 5 vjeçe.
 
Hetimet për zhdukjen e Bleona Matës mbeten në udhëkryq. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie