Pasi 'pushtoi' skenën në festivalin e 60 të RTSH, Ronela Hajati premton një performacë edhe më elektrizuese në Eurovizion.

Këngëtarja u shpall dje fituese e Edicionit të 60 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën 'Sekret', ndërsa në një reagim sot në Instagram, Ronela thotë se  do të punojë për të dhuruar një performancë 'për t'u mbajtur mend'.

"Torino shihemi Eurovision! Faleminderit të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithë këto vite! Ju dua me shpirt. Premtoj se do të bëj një riimprovizim, një video dhe një performancë për t'u mbajtur mend! Nuk kam fjale ....", shkruan Hajati.

Pasi u shpall fituese, e pushtuar nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë.

Pasues i saj me vendin e dytë, u shpall Alban Ramosaj me këngën dhe baladën ‘Theje’ i cili emocionoi jo pak publikun. Risia e këtij edicioni ishte vendi i tretë të cilin e ndanë dy artistët Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja.

Eurovizion 2022 do të mbahet këtë vit në Itali.