Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri, të dyshuar për vrasjen e të riut Renis Dobra.
SPAK ka kërkuar kohë deri në muajin tetor që të bëjë disa hetime shtesë, me argumentin se është e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore në kuadër të akteve të ekspertimit të telefonave dhe disa mbivendosje të gjurmëve papilare.
Avokati Erjon Kullolli, përfaqësuesi ligjor i shtetasit Fation Bushgjokaj e kundërshtoi kërkesën e organit procedues duke argumentuar se Prokuroria e Posacme e ka patur mundësinë objektive që të kryente veprimet proceduriale të pretenduara dhe ende nuk i ka kryer.
Ky i fundit shtoi gjithashtu se deri në këtë moment procedurial SPAK ende nuk ka argumentuar kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimit” dhe që kjo vepër të jetë kryer në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm, të grupit të strukturuar.
Avokati mbrojtës i Bushgjokaj shtoi se kërkesa e SPAK bie ndesh me vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, pasi prokuroria nuk ka arsyetuar dhe argumentuar shkaqet pse masa e sigurimit arrest në burg është masa më e përshtatshme.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i caktuar kryesisht nga gjykata i shtetasit Petrit Çarki, mbajti qëndrimin duke e lënë në vlerësim të gjykatës kërkesën.
Të arrestuarit akuzohen për vrasjen e të riut Renis Dobra ngjarje e shënuar në muajin korrik të vitit 2025.
Ndërkohë dy seanca më parë tre vëllezërit u përfshinë në një konflikt fizik me të akuzuarin tjetër Petrin Ccakri në sallën e Gjkko, pasi ky i fundit i impikoi në vrasjen e Dobrës.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









