Avokati Idajet Beqiri ka ngritur dyshime serioze për rrëmbimin e Bleona Matës dhe ka folur për kontradikta në dëshmitë kyçe të dosjes. Sipas tij, interesi për këtë çështje mbetet i lartë dhe institucionet duhet të veprojnë.
Komentet Beqiri i bëri në emisionin ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume në Report TV, ku tha se rrëmbimi i Bleona Matës është një ngjarje e kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Beqiri vijoi më tej duke thënë se një pjesë e grupit kriminal mund të jetë paguar për kryerjen e rrëmbimit, ndërsa një pjesë tjetër e grupit sipas tij, mund të ketë pasur interesa të caktuara për kryerjen e rrëmbimit.
Ndërkohë në një lidhje direkte nga Kukësi, nëna e Bleonës rrëfeu dhimbjen, akuzat dhe zhgënjimin për mungesën e reagimit nga familjarët e babait. Ajo bëri thirrje që e vërteta të zbardhet dhe drejtësia të vihet në vend. Sipas nënës, ishte halla ajo që e zhduku Bleonën në mal.
“Kjo ka qenë një pistë që është ngritur. Ai mund të jetë në rolin e ekzekutorit, sa për ta marrë dhe për ta çuar diku. Kështu që ai faktikisht është hetuar për këtë çështje dhe është pushuar hetimi ndaj tij, me argumentin se nuk ka pasur prova. Ai mund edhe të ketë kaluar dhe është i sëmurë psiqik.
Edhe mund të jetë i papërgjegjshëm për veprimet që kryen. Por në rast se do të jetë i tillë, ai duhet të futej brenda një institucioni psikiatrik. Në këtë aspekt rezervohem sepse janë vërtetë sekrete hetimore. Ruhem sepse mund të dëmtohet hetimi. Themi gjithmonë që fëmija është rrëmbyer nga një grup i strukturuar kriminal.
Një pjesë e tyre është paguar, ndërsa një pjesë e kanë bërë se kanë qenë pjesë e lojës. Por duhet ta kërkojmë brenda familjes Mata. Përgjegjës kryesor bëj të atin. Por fillimisht gjyshi i saj ka qenë në pozita shumë të mira, ka kontribuar për çështjen, por tërheqja e tij, Zenelit, ngre shumë dyshime dhe ne duhet ta kërkojmë brenda familjes Mata”, është shprehur Beqiri.
Komente












