TIRANA- Nga kryeqyteti, dy parti shqiptare kanë reaguar sot kundër rrëmbimit të dy policëve kosovarë nga policia serbe.

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Aleanca KuqeZi e cilësojnë si “akt provokativ” dhe kërkojnë ndërhyrjen dhe të diplomacisë shqiptarë për lirimin e tyre dhe ndalimin e këtyre veprimeve nga Serbia që cënojnë rëndë integritetin territorial dhe institucional të Republikës së Kosovës.

LSI: AKT PROVOKATIV
“Denoncoj aktin provokativ të rrëmbimit të dy polivëve kosovarë, si akt i shëmtar që provokon rëndë klimën e dialogut dhe të bashkëpunimit që është i domosdoshëm dhe për Kosovën e Serbinë në rrugën e integrimit evropian. LSI e konsideron cënim të rëndë të integritetit territorial dhe institucional të Republikës sëë Kosovës dhe kërkon të zgjidhet në mënyrë të menjëhershme. Autoritetet e diplomacisë shqiptare të ndërhyjnë për kthimin e plicëve kosovarë”- deklaroi sekretari i përgjithshëm I LSI-së Luan Rama, sot në mesditë në një prononcim për shtyp nga selia e LSI-së.

AK: DUHET HETIM NDERKOMBETAR
Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një njoftimi për shtyp thotë se “Serbia po provokon shqiptarët, dhe po kërkon konflikt”. AK akuzon shtetin shqiptar se po hesht ndaj këtij provokimi dhe kërkon hetim ndërkombëtar nga BE.
“Shteti shqiptar hesht për provokimin e radhës të Serbisë, BE ti japë fund përkëdheljes ndaj Beogradit. Të lirohen menjerë policët dhe hetim ndërkombëtar ndaj këtij rrëmbimi.
(sg/shqiptarja.com)