Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Basha shkruan se ky është një akt i ulët provokativ i Aleksandër Vuçiç i cili synon përshkallëzim të tensioneve. Basha thotë se Vuçiç duhet të urdhërojë menjëherë lirimin e policëve të Kosovës dhe se palët duhet të ulën në tavolinën e bisedimeve.
“Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim. Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve.
Aleksandër Vuçiç duhet t’i ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës! Kosova dhe Serbia duhet pa humbur kohë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe së bashku me partnerët tanë SHBA dhe BE të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar dhe për t’i dhënë fund më njohje reciproke mosmarrëveshjeve që po prodhojnë vazhdimisht tensione. Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal dhe të dy vendet do të fokusohen drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha Basha.
Lajmi kryesor:
Rrëmbimi i 3 efektivëve në Kosovë, Rama: Presim fjalën e KFOR që po heton rastin! Kush thotë se po heshtim po i shërben luftës politike
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.4%
-
Trump
49.8%
-
S'kam mendim
2.8%
Vota total: 6694
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
4 Nëntor, 20:06
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor, 19:32
-
Çfarë do të thotë hapja e kufirit energjetik mes Kosovës dhe Serbisë?
4 Nëntor, 17:42
-
Zgjedhjet në SHBA, ministrja e Jashtme e Kosovës: Nuk besojmë se do ndryshojë mbështetja ndaj nesh pavarësisht fituesit
4 Nëntor, 15:39
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Orban fton Ramën të enjten në Budapest! Hungaria mbështet ngritjen e kampeve jashtë BE
4 Nëntor, 14:54
-
Hapet Ura e Madhe në Kukës, merr pjesë në inagurim kryeministri Rama, pritet me këngë dhe valle! Planet me dron
4 Nëntor, 13:40
-
Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani
4 Nëntor, 11:46
-
Dritan Hila: Pse Rama gjuan në portën pa portier
4 Nëntor, 11:09
-
Rama ndan video nga takimi me shqiptarët në Selanik: Frymëzim kuqezi
4 Nëntor, 08:50
-
Masakra në Shkodër dhe vizita në Selanik, Berisha akuza Ramës nga ballkoni: Viktima të krimit të mafias shtetërore, të licencuara për mandatin e tij!
3 Nëntor, 19:44