Njëri nga shkrimtarët më kontrovers serb që ka bërë elaborate kundër shqiptarëve, Dobrica Qosiq e ka thënë një frazeologji që duhet të mbahet në mend sa herë që keni punë me fqinjët verior. Ai ka pranuar që serbët e kanë një dhunti për reformimin, përpunimin dhe sajimin e rrenës. Madje aq mirë, thotë ai, e ndërtojmë rrenën sa që edhe vet i besojmë.
Kjo deklaratë e tij e thënë kontekstualisht vërtetohet sa herë që flasin liderët serbë lidhur me Kosovën. Le t’i përmendim vetëm disa të fundit. Kryeministri në ikje Ivica Daçiq thotë se Kosova është faktor pa të cilin Serbia nuk ka jetesë.
Ndërsa zyrtari qeveritar i determinuar nga shteti serb për t’u marrë ekskluzivisht me Kosovën, Aleksandër Vulin thotë se Kosova për Serbinë, është sikurse Jerusalemi për Izraelin. Ndërsa kleri serb me gjithë elitën edhe politike edhe intelektuale e akademike, kanë të njëjtin mendim sa i përket Kosovës. E grigja e tyre, qytetarët, funksionojnë edhe më keq...
Marrëzia shkon deri në atë masë sa komuniteti LGBT, gjatë paradës në Beograd, kur u ndeshen me policinë e cila ndaloi marshin e tyre, dhe në ikje e sipër, protestuesit brohoritnin “ubij i zakoli da shiptar ne postoji” (vraje dhe preje që shqiptari mos të jetojë). D.m.th., protesta bëhet për lirinë e komunitetit LGBT, ndërsa thirrjet raciste shkojnë në drejtim të urrejtjes kundër shqiptarëve.
Një politikan tjetër, këshilltari i parë i kryeministri Daçiq, ndërkaq thotë se është dëm i madh që Serbia nuk është në gjendje ta aneksojë Kosovën si Rusia, Krimenë.
Kur i dëgjon gjithë këta “xhevahirë” serbe të mbushet mendja se shumica në Serbi jetojnë me iluzionet që i ka reprezantuar Qosiq.
Dy ditë më parë, SHBA dhe BE kanë përkujtuar 15 vjetorin e sulmeve ajrore mbi Serbi, duke e konsideruar edhe tash, sikurse atëbotë, vendimin e drejt dhe të arsyeshëm për ta ndalur dhunën dhe terrorin ndaj shqiptarëve.
Kjo ngjarje rikthen në kujtesë, se 15 vjet më parë, në Kosovë ka qenë Serbia e instaluar me qindra mijëra forca, makineri ushtarake dhe me gjithë aparatin e shtetin, por ka ikur pa kapelë në kokë, sepse kjo tokë e prezantuar si Jerusalem i Serbisë nuk është ashtu.
Në Jerusalem thyhen qytetërimet dhe civilizimet e botës. Aty kanë lindur e jetuar profetë që kanë bërë profeci. Kurse Kosova është këtu edhe para dyndjeve sllave në shekullin VIII-të. Kështu që, krahasimi me Jerusalemin në Lindjen e mesme dhe Kosova si Jerusalem i Serbisë, është krahasim i rremë, sikurse antologjia e Qosiqit.
Sa i përket Kosovës duhet të vlejë një herë e përgjithmonë, metafora e Livadhit dhe deleve. “Livadhi është i atij që i ka delet...edhe Kosova është e atyre që jetojnë në të.
Me këtë logjikë ka vepruar edhe NATO-ja. Duke e parë se politika në Beograd vepron me logjikën e iluzioneve që i ka krijuar vet, aleanca i gjuajti mijëra shigjeta të tunxhit gjithandej Serbisë, derisa e detyroi Milloshevqin të kapitullojë.
Duke i kujtuar imazhin e skenave të bombardimeve dhe luftërave të fundit, politikanët që sot drejtojnë Serbinë, por edhe vendet tjera të Ballkanit, duhet ta kenë të qartë se shtetet që janë krijuar mbi gjak, nuk kërkojnë iluzion.
Derisa në Kosovë kanë ndodhur skenat tmerruese të gjenocidit, atëherë është më shumë se infantilitet të mendohet se këtu nisë historia e një populli dhe shuhet miti i një populli tjetër. Fqinjësia e mirë është parim, mbi të gjitha i BE-së, ku synojnë të integrohen edhe shqiptarët edhe serbët. Miti tejkalon realitetin, prandaj nuk duhet të ëndërrohet gjithmonë si një adoleshent i infektuar nga filmat cullak.
/Shqiptarja.com