Rrënojat te Namazgjaja Studiuesit:
Mbase janë shtëpi fisnikësh

Rrënojat te Namazgjaja Studiuesit:<br />Mbase janë shtëpi fisnikësh
TIRANE - Nuk ishin rrënojat e një kalaje të periudhës osmane. Zbulimi i para pak kohëve në Elbasan, sipas specialistëve nuk dëshmon praninë e një tjetër kalaje aty, por të një shtëpie fisnikësh. Sipas kryetarit të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, zbulimi arkeologjik rreth një muaj më parë i rrënojave të një muri në afërsi të sheshit të Namazgjasë, i ka rrëzuar parashikimet e para. Sipas tij nga studimet e kryera rezulton se është një mur rrethimi që i takon një periudhe më të hershme.

Sipas kreut të Bashkisë, Qazim Sejdini, i cili është kujdesur për gërmimet e këtij zbulimi, mësohet se specialistët paraprakisht mendojnë se ky zbulim ka të bëjë me rrënojat e shtëpisë së familjes së njohur të Muzakajve ose Aranitasve. Duke iu referuar studiuesve të shumtë që kanë ardhur dhe kanë parë nga afër këtë zbulim Sejdini shton se në këtë qytet ka 21 objekte të tilla, njëra prej të cilave është zbuluar tashmë.

Për të ardhmen e saj kërkohet që të vendoset sa më shpejt që ky zbulim të shpallet monument kulture pasi ka vlera të mëdha, të cilat ndriçojnë historinë e lashtë të këtij qyteti. Lidhur me këtë kryabashkiaku Qazim Sejdini thekson se është planifikuar edhe zhvillimi i një takimi mes bashkisë së Elbasanit, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, pasi është e nevojshme ndërhyrja e intitucioneve të tjera për të mos u bërë pengesë për rindërtimin e rrugës ku u bë ky zbulim i rëndësishëm.

Mbetet për t'u përzgjedhur njëri nga tre variantet e propozuara për zbulimin e plotë dhe ruajtjen e këtij zbulimi me mjaft vlera arkeologjike në afërsi të qendrës së Elbasanit, i cili do të mund të jetë i vizitueshëm edhe nga turistët.
“Ne kemi të gjithë vullnetin e duhur që edhe ky objekt t'i bashkohet objekteve me rëndësi, por duhet mbështetja e të gjithë institucioneve dhe sidomos atyre që merren me monumentet", theksoi kryebashkiaku i Elbasanit.

Nga Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik është konfirmuar evidentimi i plotë i planimetrisë së këtij objekti dhe deri tani është zbuluar vetëm kulla dhe një nga muret që që shkon në drejtim të jugut paralel me shkollën “Thoma Kalefi” të qytetit të Elbasanit. Qëllimi është që objekti në fjalë të ruhet e të konservohet, por ky vendim është kompetencë e këshillit kombëtar të arkeologjisë që merr vendimet përfundimtare për destinacionin që do të ketë ky monument.

ZOTËRIMET E ARIANITËVE
Sipas kronikave historike mësohet se zotërimet e Arianitëve e përfshinin edhe zonën e elbasanit të sotëm. Arianitët ishin një familje e vjetër fisnike, zotërimet e të cilëve shtriheshin përgjatë luginës së Shkumbinit e Rrugës Mbretërore (Egnatia) dhe në lindje arrinin së paku deri në afërsi të Manastirit.
 
 
ZOTËRIMET E MUZAKAJVE
Sa i takon Muzakajve, në shekullin XIII, zotërimet e tyre shtriheshin në Myzeqe, ndërsa më vonë feudi Muzakaj u shtri edhe në Selenicë, Tomoricë, Korçë, Sovjan, Skrapar, Opar, Kostur, etj. Me këtë derë u shkrinë edhe Matreget e Karavastasë. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinë kryesisht në Muzaki (Myzeqe) dhe në Toskëri, me qendër Beratin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
 
Redakasia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024