Buxheti i vitit 2015-të për bashkinë e Rrëshenit është krejtësisht diskriminues dhe nuk parashikon asnjë investim, ndërsa miratimi i tij është bërë në mënyrë të kundraligjshme.

Kështu është shprehur Kryetari i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti Gjovalin Valca, i cili ka hedhur një lum akuzash ndaj kreut të bashkisë që sipas tij ka terrorizuar dhe ushtruar presion ndaj këshilltarëve për ta miratuar këtë buxhet.

Valca i ka bërë të ditur se për këtë çështje do ti drejtohet gjykatës.

Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe këshilltarët e forcave të ndryshme politike, të cilët kanë kërkuar që më parë buxheti duhet të diskutohet dhe jo të miratohet në 5 minuta mbledhje, pasi nuk parashikohet asnjë investim për 14 fshatrat e Rrëshenit.

Tashmë do të jetë prefekti i Qarkut Lezhë i cili do të japë verdiktin e tij nëse kjo mbledhje ka qenë legjitime apo jo.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)