Rreshje të dendura bore përfshijnë Korçën
 
Qarku i Korçës është  përfshirë nga reshje të dendura të dëborës. Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se në Dardhë trashësia e borës ka arritur në 15 cm. Kjo zonë është e kalueshme nga automjetet vetëm me zinxhir. Në Qafë Thanë mësohet se trashësia e borës është 7 cm. Policia rrugore bën me dije se të gjitha akset nacionale në këtë qark janë të kalueshme por duhet treguar kujdes.  Ajo u bën apel të gjithë drejtuesëve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin zinxhirë në këto akse rrugore.
 
(ah/shqiptarja.com)