Rreshjet e shiut rrisin nivelin e
Fierzës, arrin pikën maksimale

KUKES - Reshjet që kanë rinisur së fundmi kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjetike në vend, duke rritur nivelin e ujit në liqenet e hidrocentraleve më të mëdha. Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës është 289.2 metra, ndërsa prurjet në 177 metër kub ujë në sekondë.

Nivelet në liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë përkatësisht 171.2 dhe 74.3 metra, ndërsa prurjet anësore në vlerat e 140 dhe 261 metër kub ujë në sekondë. 15 milionë kilovat/orë në ditë po prodhohen nga hidrocentralet e vendit dhe po në të njëjtat nivele është konsumi energjetik.

Në këto kushte, burime nga KESH thonë se nevoja për import gjatë muajve të nxehtë të verës do të jetë e ulët dhe parashikohet që vetëm CEZ të kryejë operacione të tilla për të mbuluar humbjet në rrjet.

Korporata është duke eksportuar 3 milionë kilovatorë në ditë drejtKosovës, por mungesa e linjës së interkonjeksionit vazhdon të penalizojë shkëmbimet energjetike mes dy vendeve dhe të sjellë kosto më të larta për blerjen e energjisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve