Rreshjet e shiut shkaktojnë përmbytje
në Lezhë, Vlorë dhe Kukës

Rreshjet e shiut shkaktojnë përmbytje<br />në Lezhë, Vlorë dhe Kukës
Rrethi i Lezhës përfshihet në situata problematike sa herë që ka reshje të dendura shiu. Reshjet e mbrëmshme kanë krijuar sërish probleme në lagjen Beslidhja, 11 janari, si dhe në hyrje të rrugës së Shëngjinit, ku uji ka arritur në disa centimetra në rrugë. Fatmirësiht uji nuk ka depërtuar në banesa dhe qarkullimi ka vazhduar pas disa orësh bllokimi gjatë orëve të natës. Kjo gjendje e krijuar pranohet edhe kryetari I bashkisë, Viktor Tushaj, i cili thotë se e vetmja zgjidhje eshte investimi 13 milionë euro për gjithë rrjetin e ujisjellësit ku përfshihen edhe kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza.

Që prej datës 30 shtator, qyteti i Lezhës dhe Shëngjini janë përmbytur tre herë nga reshjet intensive te shiut, ku zonat më të prekura janë lagjet 11 janari, Beslidhja, hyrja e Shengjinit , si dhe komunat Kolsh, Zejmen etj. Reshjet e dendura të këtij dimri do të krijojnë sërish situata përmbytjeje në disa zonë të rrethit të Vlorës. Shefi i emergjencave civile në qytetin bredgetar Faik Allushi thotë se zonat më të rrezikuara do të jenë komuna e Novoselës, zonë e Shushicës dhe pjësërisht Orikumi, pavarësisht masave që po merren për parandalimin e përmbytjeve.

Allushi ngre edhe shqetësimin e mosfunksionimit të plotë të kanaleve kulluese, që në shumicën e rasteve janë të bllokuar nga objekte dhe ndërtimet e reja. Vitin e kaluar Vlora është përballur me probleme të shumta si pasojë e përmbytjeve duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike tek banorët.

Reshjet e natës së mbrëmshme kanë shkaktuar probleme edhe në autostradën Morin-Kukës, pjëse e autostradës Kalimash-Morin. Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi I Kukësit” dherat që kanë rrëshqitur nga skarpatat anësore kanë zënë pothuajse tërësisht njërën pjesë të korsisë  së rrugës. Kjo situatë është e pranishme përgjatë gjithë autostradës, ndërsa punonjësit e policisë rrugore detyrohen që të marrin masa për largimin e tyre në kushtet kur autostrada nuk ka një kompani që mirëmban atë.

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë krijuar probleme edhe në akset e tjera rrugore si Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë, Krumë-Bajram Curri etj. 


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë