'Rrëshket' Totenham, Newcastle merr pikët e para në kampionat

'Rrëshket' Totenham, Newcastle merr pikët e para në kampionat

Festa e lojtarëve të Newcastle pas golit

ANGLI- Totenham Hotspurs pas dy paraqitjesh dinjitoze në Premier League, në javën e tretë e ka humbur ecurinë pozitive. Ekipi i Pochettinos është ndalur nga Newcastle e cila vinte pas dy humbjesh. Një gol i Joelinton në minutën e 17' vendosi fatin e gjithë ndeshjen në një rezultat minimal 0-1 në Londër. 

Totenham që vinte nga një fitore me Aston Villën dhe një barazim në Etihad Stadium ndaj Manchester City është ndalur pikërisht nga Newcastle e cila pak orë para se të fillonte ndeshja kishte 0 pikë. Bardhezinjtë kishin humbur në dy ndeshjet e para ndaj Arsenal dhe Norëich por duket se një trajner i vjetër në Angli si Steve Bruce dhe transferimet e lojtarëve të talentuar si Allan Saint- Maximin, Joelinton, Emil Krafth apo veterani Andy Carroll po japin rezultatet e para tek ekipi verior i Anglisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë