Rrëshqitja e dheut dëm në 200 shtëpi
Banorët:S'votojmë pa dëmshpërblim 

Rrëshqitja e dheut dëm në 200 shtëpi<br />Banorët:S'votojmë pa dëmshpërblim 
200 familjet e fshatit Bixëlle në njësinë administrative Funar, kërcënojnë se do të nisin protestë dhe grevë urie para Ministrisë së Brendshme nëse nuk kompensohen për dëmtimin e shtëpive nga rrëshqitjet e 4 viteve më parë.

Madje të bindur se nuk ka zgjidhje tjetër ata deklarojnë se do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e qershorit nëse nuk do të marrin një përgjigjje pozitive nga shteti.

Një pjesë e mirë e banorëve jetojnë ende në shtëpitë e dëmtuara, pjesa tjetër ka zhvendosur fëmijët në shtëpi me qera, në pritje të ndonjë zgjidhjeje.

 Ata i kanë bërë të gjitha përpjekjet, edhe drejtoria e emergjencave e ka pranuar se duhet të kompensohen, por deri tani nuk kanë marrë asgjë. Të braktisur, në vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa jetojnë në shtëpi gërmadha, banorët kërkojnë zgjidhje të menjëherëshme për të ndërtuar shtëpitë në një territor të qëndrueshëm, pasi e gjithë lagjja prej 4 vitesh është në rënie të lirë.

 
"Mbushim 4 vite në mars. Na kanë premtuar dëmshpërblime me qindra herë. Nuk duam lekë, duam të na bëjnë shtëpitë. Ne kemi patur të bëjmë me një fatkeqësi natyrore në këtë fshat. Na ka ardhur edhe më parë Ilir Beqaj duke na rrahur shpatullat e duke na premtuar se do të na nxjerri nga situata. Asnjëlloj mase.

Tani po vjen koha e zgjedhjeve, nësë shteti do të ndihmojë fshatin që është prekur nga rrëshkitja ne do të votojmë, nëse jo nuk do të shkojmë në votime dhe do të fillojmë protestat në Tiranë"
- janë shprehur banorët e fshatit Bixëllë.


Askush nga pushtetarët qëndrorë dhe vendorë nuk është kujtuar për këta banorë. Fshati Bixëlle shpesh është pa energji elektrike dhe pa rrugë por më e keqja për ta është rrëshkitja e tokës që nuk ndalet.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)